30.9 C
Prizren
E hënë, 3 Gusht, 2020

Deutsche Welle: Seks dhe dhunë në televizionet e Serbisë

Fyerje primitive, dhunë, seks para kamerave – këto nuk janë të rralla në reality show-t që prodhohen në Serbi. Një jurist i ri serb kërkon ta ndryshojë këtë.

Në një shtëpi normale serbe, televizori mbahet hapur gjithë ditën, fëmijët mund të qëndrojnë shumë gjatë para televizorit. Shumë të preferuara janë reality show-t, që transmetohen nga kanalet private 24 orë pa ndërprerje. Aty gjen një spektër të gjerë, nga njerëz të paqëndrueshëm psikikisht deri në kriminelë të njohur, shkruan Deutsche Welle, transmeton Klan kosova.

Sjellje e ashpër, fyerje, detaje intime të prezantuara me dëshirë, dhunë, seks – ky është repertoari standard i tyre. „Poshtërimet që pjesëmarrësit në këto show duhet të përjetojnë janë një ngushëllim për jetën e padurueshme dhe vuajtjet e vetë spektatorëve”, thotë psikologja, Aleksandra Gjuriq, që e ka shkruar doktoraturën pikërisht për programet e “reality show” në Serbi. Ekspertja thotë, se nga pasojat vuajnë fëmijët dhe të rriturit. Këtu bëjnë pjesë sipas saj „pasiviteti në rritje, mpirja e mendimit kritik, humbja e integritetit, varfërimi i zhvillimit emocional dhe intelektual të njerëzve.”

Shkurt: ekzagjerimi me reality showt, me agresivitetin e tyre, tendencat vulgare pornografike po kthehen një problem gjithnjë e më të madh në Serbi. Vërtet që ka një kuadër ligjor, që mund ta reduktojë këtë, por hapësira e interpretimit është e gjerë, e institucionet nuk e kanë vëmendjen aty.

“Në fillim të injorojnë…”

Aktivisti 33-vjeçar dhe juristi, Savo Manojloviq nuk do ta pranojë më këtë gjendje. Në vitin 2015 ai krijoi „Shoqatën për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjshmërisë”. Sot ai kërkon që të ketë ligje për mediat elektronike, që janë të formuluara qartë e nuk lenë hapësirë për interpretime të ndryshme. Për të treguar, se sa e rëndësishme është kjo për të, ai tregon një shembull nga një reality-show, ku një pjesëmarrës ia vë pistoletën në kokë një pjesëmarrëseje. „Nëse një vajzë apo djalë në shkollë ndodhet para ngacmimeve të ndryshme, ka parë një model të tillë më parë në televizion”, thotë juristi.

Shoqata e tij u shkroi institucioneve të ndryshme dhe u dërgoi si provë skenën me pistoletën nga YouTube. Prokuroria heshti. Komisioni i pavarur shtetëror, që vëzhgon respektimin e ligjit në televizione u përgjigj shkurt: „Verifikimi i kanaleve online si YouTube nuk është në kompetencën tonë”. Kjo është njësoj sikur t’ia dërgoje prokurorisë një regjistrim me video të një krimi, dhe përgjigjja të ishte, se prokuroria nuk merret me kritika për filmin, thotë Savo Manojlovi?.

“…pastaj të luftojnë”

Në bazë të ligjeve serbe himnizimi i dhunës në televizion është vepër  penale, thotë Savo Manojloviq. Kjo vlen edhe për „dezorientimin e spektatorëve”. Juristi u bë aktiv dhe filloi të mbledhë firmat për të arritur që parlamenti serb të precizojë ligjet përkatëse. Kuptohet që pronari i fuqishëm i medias Pink nuk ishte i kënaqur me këtë iniciativë. Që para një viti ai përdori kontaktet e tij politike, kur ministri i Kulturës kritikoi publikisht ekzagjerimet e “reality show” në Serbi. Madje edhe presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq e lanë në baltë ministrin.

„Në fillim të injorojnë, pastaj tallen me ty, të luftojnë, e pastaj në fund ti fiton”, citon Savo Manojloviq një thënie të Mahatma Gandhit. Në fillim reagimet për iniciativën e tij ishin skeptike, shumë argumentonin, se në Serbi pa logjistikën e duhur partiake, asgjë nuk bëhet. Por kishte mjaft të tjerë që ishin entuziastë. „Suksesi ynë më i madh ishte, që kishim zero buxhet dhe treguam, se qytetari i thjeshtë është sovran. Njerëzit e thjeshtë kanë pushtet.”

Në fund u grumbulluan më shumë se 42.000 firma. Një iniciativë popullore në Serbi mund të kalojë zyrtarisht në një projektligj, nëse për të mblidhen brenda 7 ditësh 30.000 firma. Për krahasim: Kushti për pjesëmarrje të partive politike në procesin zgjedhor është 10.000 nënshkrime në një afat shumë më të gjatë.

Savo Manojloviq e di, se projektligji që kërkon ai për një kohë të gjatë do të qëndrojë i mbyllur në sirtarë. Ai tani do të organizojë fazën e dytë, presionin publik ndaj institucioneve. Suksesi i jep shpresë. „Menjëherë e shikon, që nuk je vetëm, që në vend ka shumë njerëz që reflektojnë, nëse i gjen ata, atëherë fitorja e përbashkët është çështje kohe.”

- Advertisement -

Më Shumë

Nuk ka më vende të lira nëpër dhoma, të infektuarit me koronavirus po trajtohen nëpër korridoret e QKUK-së

Pacientë të shtrirë në ulëset e korridoreve të QKUKsë e me boca në krah janë parë sot. Kështu këta pacientë po i marrin trajtimet...

Aksident i rëndë në Prizren: Çiklisti goditet nga një veturë dhe e hedh disa metra larg

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Prizren, derisa një shofer me veturën e tij ka goditur një çiklistë derisa ishte duke kaluar rrugën,...

Vidhet një automjet në Prizren

Një banor i Prizrenit ka raportuar se i është vjedhur automjeti, transmeton PrizrenPress. Nga raporti 24 orësh i policisë bëhet e ditur se rasti i...

Shifra të frikshme të vdekjeve vetëm për një muaj nga koronavirusi në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 192 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 7 mijë e 846 numrin...

Policia në Prizren: I kemi mbyllur 12 lokale në qendrën tregtare “Galeria”

Policia në Prizren dhe Inspektorët komunal kanë mbyllur 12 lokale afariste në këtë qytet. Përmes një komunikate për media policia njofton se mbrëmë gjatë kryerjes...

Urimi i Nismës në Prizren për festën e Kurban Bajramit

Nisma në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramin. “Kurban Bajrami është ditë ku duhet të dëshmohet sakrifica dhe solidariteti...

Pesë gjëra që nuk i dinit për Viktor Hygo

I konsideruar si një prej autorëve më të mëdhenj francez, Viktor Hygo ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e...

Një person me COVID-19 në Suharekë nuk e respekton vetizolimin

Një person në Suharekë i infektuar me COVID-19 ka thyer rregullin e vetizolimit duke dal nga shtëpia, transmeton PrizrenPress. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të...

Dy mësime të arta nga Nënë Tereza

Rrugëtimin si misionare, Nënë Tereza e ka nisur në kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare. Dy vjet më vonë, ka udhëtuar drejt...

LAJMI I FUNDIT: Vdes nga COVID-19 vëllai i Kryetarit të Rahovecit

Vëllai i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifaj ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Anëtari i AAK’së, Muharrem Nitaj përmes një postimi në Facebook ka...

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në mëngjes në Prizren. Një person atje derisa ka qenë duke drejtuar kamionin është ndaluar dhe ka...

Punëtoria në Prizren përfshihet nga zjarri

Një punëtori në Prizren është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24 orësh të policisë, të mërkurën rreth orës 05:30,...

Skuadra e Ballkanit nuk ndalet, nënshkruan me një tjetër futbollist

Klubi Futbollistik “Ballkani” ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë Arbër Potoku për të vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite e gjysmë,...

Haskuka akuzon Qeverinë: Është joserioze që nga mediat të informohemi për masat kundër COVID-19

Kryetari i Prizrenti, Mytaher Haskuka ka kritikuar qeverinë për mosinformim të komunave për vendimet lidhur me COVID-19. Haskuka ka thënë se është shumë joserioze dhe...

Finalja e Kupës së Kosovës: Ballkani dhe Prishtina luftojnë për një vend në Evropë

Sonte prej orës 17:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të përballen Ballkani dhe Prishtina, në finalen e Kupës së Kosovës. Kjo ndeshje nuk do të...

Gastronomët e Kosovës nga e mërkura fillojnë me shpërndarjen e shujtave për punonjësit shëndetësor

Pak ditë më para Shoqata e Gastronomëve të Kosovë njoftoi se do të ndihmojnë punonjësit shëndetësor me shujta ushqimore, shkruan KultPlus. Kryetari i Shoqatës së...

Lajmet e Fundit

Vendbanimet e personave të infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit në komunën e Prizrenit kanë rezultuar 18 persona...

Shtatë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Shtatë vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Me këto raste, numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka...

18 raste me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK...

Gjermania i dhuron IKSHPK-së 17 mijë maska, 5 mijë e 500 pako doreza dhe 37 mijë litra dezinfektues

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde morën pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në Institutit...

Reuters sjell pamje nga Meka, si u krye Haxhi në distancë

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reutres ka publikuar pamje nga qyteti i Mekës, ku besimtarët myslimanë shkojnë ta kryejnë Haxhin, që është një nga obligimet...