22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Dialogu dhe marrëveshja, thembra e Akilit e këtyre zgjedhjeve

Doctorant, Naser Bresa

Ndoshta tingëllon paksa hipotetik ky mendim, por të gjithë rrjedhimit të dërgojnë drejt një produkti, i cili jetëgjatësinë e ka jo më shumë se gjysmë mandati, mbase nuk do ‘’pjekin’ ’mandatin që është 24 muaj për deputet.
Nëse pranohet mendimi i shumë analistëve se këto zgjedhje janë të predisponuara si zgjedhje të dialogut, atëherë qeveri e këtillë do të përfundoj me dialogun.

Çdo qytetar i Kosovës e ka të qartë se këto zgjedhje do të sfidojnë të gjithë ata që kanë guxim të marrin kreun e qeverisjes, për të tillët do jetë më shumë se përgjegjësi bazuar në peshën e bisedimeve tendencialisht përfundimtare, pastaj marrëveshja si koncept dokument implementues dhe elemente tjera pasuese.

Nëse ju referohemi qëndrimeve të ndryshme, posaçërisht ndërkombëtare, epilogu i marrëveshjes do jetë i dhimbshëm për çdo subjekt që e fiton të drejtën të qeverisë, ai do përballet me peshën e përgjegjësisë që është shpalosur si vizion apo edhe detyrim para votuesit.

Të jem autokorrektues, pritjet me arritjet nuk kanë shancë të korrespondojnë plotësisht, diskrepancë, flasin shumë fakte në kontekst të marrëveshjes përfundimtare, dritëhijet kujdestarojnë. Pa paragjykuar se si do jete kjo marrëveshje, predispozitat janë si thembër e Akilit, mandatari edhe bashkëqeverisësi do kenë benefite të marrëveshjes apo edhe penallti.

Qeveria dhe qeverisja lakmohet, të gjithë subjektet kanë shigjetat në këtë drejtim duke marr për bazë skepticizmin se a do dalin më të fuqishëm apo më të dobët pas marrëveshjes, thyerje rrezeve gri, interpretuar si smog, i cili bënë presion mbi çdo lider dhe subjekt që menagjon strukturat operuese. Rrjedhat aktuale janë shumë determinuese, si ngritje t’ subjektit me rastin e arritjes së marrëveshjes konformë kauzës paracaktuar apo e kundërta, zhgënjimit ‘’mundësisht të kamufluar’’.

Marëveshje tashmë shumë e kërkuar, me ngulm nga ndërkombëtaret, sforcim-integrim dhe akceptim nga shtete që deri më tani kanë mohuar edhe brenda BE. Pyetje ekcituese nga shumë kënde ekskluzive, çka nëse qeveri -formuesi/t të viktimizohet/n nga marrëveshje e servuar në tavolinë, që do dridh apo dibalancoj strukturën operuese, çka tutje..!

Element që mund të shkurtoj mandatin e qeverisë dhe të zgjedhurve janë kujdestarët në prapavijë, sugurisht se të ashtuqujturit humbës të këtyre zgjedhjeve do të jenë zëri i ‘’arsyes’’ apo i verdiktit në tentativë, ‘’zhurmues’’, ‘’pluhurues’’ deri në ‘’errësim’’ edhe në rastet më të mira të marrëveshjeve, ky fakt ka shans të shndërrohet në akt nëse paraprakisht nuk ka konsensus ndërpolitik.

Marrëveshja detyrë apo obligim…!

Marrëveshje për diçka apo për shumëçka, pyetje retorike, nëse për diçka atëherë kush është ky farë diçkahu, e nëse për shumëçka atëherë paska shumë paqartësi, besoj pajtohemi të gjithë. Dialogu dhe marrëveshja, dy koncepte qoftë të karakterit social dhe shtetëror ndërlidhen njëra me tjetrën, shigjetojnë dhe apostrofojnë pa ndërprerë, mbase në pikat më të ndjeshme aty ku dhembë me së shumti, rendi kushtetues.

Mendoj se të gjithë subjektet garuese nuk e kanë entuziazmin e dikurshëm për të marrë qeverisjen edhe pse lakmojnë të jenë fitues të garës, pikërisht për shkak të këtij kompozicioni t’mirëditur se çfarë i pret, dialogu(…ndoshta më i vështirë se i Vienës) dhe marëveshja.

Subjektet vërdallën për të gjetur rrafshin dialogues apo ‘’pikat’’ epilogiste të marrëveshjes që i favorizojnë si më të besueshme apo më të suksesshme në kornizim të platformës përfundimtare, emëruar si marrëveshje në mes dy vendeve fqinje. Disa flasin për reciprocitet, apo taksa 100%, mbase të gjithë kanë të drejt sepse kanë ekspert që vlerësojnë se diçka e këtillë është më e qëndrueshme dhe më e pranueshme, por çfarë do të ndodh nëse ndrydhen këto qëndrime në tavolinë, dialog për marrëveshje.

Pikë që do të sfidoj ushqyesit e ideve që me ngulm janë renditur në memorjet e shumë qytetarëve të vendit tonë, jo vetëm ka qenë, ata janë duke marrë obligim apo besim për dialogim të niveleve respektive për çështje të ndjeshme, një ndër to, qështja e të zhdukurve, pastaj dëmeve të luftës dhe shumë çështje tjera që mund të ngurtësojnë elasticitetin ndërshtetëror, në këto raste ndërveprojnë emulgatoret e procesit, për aq sa mund të ketë sjellje koherente.

Marrëveshje pa fitues, version siç e quajnë ndërkombëtaret, apo versioni tjetër, marrëveshje e dhimbshme e cila paraprakisht hijezon besimin për marrëveshje të qëndrueshme, vetëm në raste kur ndodh mrekulli. I viktimizuari t’ju nënshtrohet koncesioneve, dukuri që konsiston në ‘nonsencë’ logjik, andaj pohim i këtillë duhet harruar.
Reciprociteti produkt, dukuri apo përgjegjësi!

Shumë i përfolur është Reciprociteti, nëse mendohet në reciprocitet tregtarë, për mua është e rëndësishme në aspekt ekonomik, edhe pse gjuha tregtarë është e plotë njohur nga ata që ushtrojnë këtë zeje. Reciprocitet politik për zgjidhje të problemeve politike është krejt diçka tjetër, kërkohet ndryshim-plotësim të rregullativave me baza ligjore, harmonizim i standardeve që ka qëllim integrim të komuniteteve jo shumicë në shtete respective.
Republika Kosovës e ka kaluar këtë rubikon përmes paketës së Ahtisarit, veprim që duhet bërë edhe shteti fqinjë, në pot ë njejtin standard.

Në fokus reciprociteti duhet të jetë në mes të të drejtës së ofruar apo Ahtisari I(Urojmë të mos ketë Ahtisari II për Kosovën, mbase mund të emërohet për shtetin fqinjë, në interes të të drejtës së popujve jo shumcë, siç është ai shqiptar në Serbi), të drejtat dhe përgjegjësit për popullatën shqiptare në Luginën e Preshevës të jenë reciproke me të drejtat dhe përgjegjësit e komunitetit serb në R. Kosovës.

Nëse ky koncept apo marëveshje në mes dy shteteve kërkohet të dialogohet, negociohet dhe nënshkruhet ja vlen, të fuqizohet dhe zbatohet në praktik. Reciprocitet ekuivalent i arritur besohet se do të zbatohet vetëm atëherë kur është i monitoruar striktivisht nga mekanizma ndërkombëtarë(SHBA dhe B.E.). Për të arritur në pikën balancuese, si dy shtete që mund të marrin përgjegjësi dhe ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, dialogim dhe harmoznizim ideve, që si preampullë do të arrihet marrëveshje me detyrime eksplicite. Marrëveshje që krijon perspektivë për dy shtetet do t’i ‘’gëzohen’’ para së gjithash qytetarët, pastaj do të’i gëzohen edhe subjektet qeverisëse, pse jo edhe opozitare (nëse janë pjesë e marrëveshjes), nëse jo…?!

Qytetarët janë të interesuar të gjendet zgjidhje e qëndrueshme, jo imponuese, zgjidhje relevante në kontekstin historik, njëherë e përgjithmonë. Fushata zgjedhore nxjerrë në pah të metat apo haprimet e subjekteve të caktuara të cilat nëse i analizojmë me qetësi dhe pa anshmëri do të krijohet imazh autentik, çfarë do punohet dhe sa është shkalla e përgjegjësisë për shtet-ndërtim dhe qeverisje të përgjegjshme.

Eufori, vetëkënaqësi dhe shpesh propagim, janë dukuri që ushtrojnë jo rrall presion në ndërdijen e ekscituar nga parafrazues egocentrik para masës duke tjetërsuar origjinalitetin dhe strukturën organike te akceptuarit. Arasye të këtilla shiten goxha shumë, masa mjafton të ‘’kap’’copëza fjalimesh, për të ndërtuar imazhe vetëdëshiruese, buzagazë, unë jam me ty…! Qeverisje e përgjegjshme bazuar në profesionalizëm dhe llogaridhënie të gjithë trumpetojnë, por në të vërtet si do jetë, fjalë apo punë, do të vërtetohet që në momentin e strukturimit dhe operacionalizimit ekipit punues.

Specia humane, multidimensionale, tërheq energji dhe rrezaton po në të njëjtën kohë me të njëjtin intensitet.
Shumë me rëndësi se cili është potenciali i energjisë që tërheq, cilën energji e tërheq, ku e rendit dhe në ç’mas reflekton energji të këtillë, sa ka fuqi të rrezatoj energjinë origjinale dhe jo thjesht rrezatim vetëkënaqësie. Dukuri që sot përshkruan numër rezonuesish dhe rreshtues para ideve prezentuese, jo rrall, ngulfatet guximi për të bashkëbiseduar mbrenda lloji jashtë ngjyrave të formalizmit.

Ismail Kadare do thoshte ‘’Një intelektual nuk mund të quhet si i tillë nëse nuk vepron konformë përgatitjes së tijë’’ , andaj pyetje është, kush e ‘’vrau guximin’’, të pa diturit apo varësia ekonomike…?!

Më Shumë

Hamza: Qytetarët e dinë, kur unë them diçka, e realizoj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga...

35 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke...

Lajmet e Fundit