8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Dialogut në nivel Kryeministrash duhet të mbyllet

Azem-VllasiAzem Vllasi thotë se nuk duhet të ketë raund të ri bisedimesh mes Kryeministrave Thaçi-Dacic, para zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen në Kosovë dhe Serbi.

Ai beson se shumica e çështjeve që lidhen me Marrëveshjen e 19 Prillit, tashmë janë përmbyllur dhe se dialogu duhet të kalojë në nivel ekspertëve, të cilët do të përqendrohen në implementimin e marrëveshjeve të arritura.

Në një bisedë për lajmi.net, Vllasi pohon se bisedimet në nivel Kryeministrash duhet të përmbyllen, pasi frikësohet se ai mund të rrëshqasë në një proces të pafund.

“Zgjedhjet e caktuara në Serbi dhe ato të paralajmëruara në Kosovë do ta shtyjnë anash çështjen e dialogut, ashtu që më nuk do të ketë as atë peshë, as atë dinamikë, që e ka pasur deri më tani”.

“Do të ketë edhe një takim në nivel të dy Kryeministrave, vetëm nëse Ashton i thërret që të dy në Bruksel”.

“Për temat esenciale, të cilat ishin pjesë e bisedimeve mes dy Kryeministrave, duhet të kenë përfunduar”.

“Si për çështjen e gjykatave, si për çështjet tjera, 90 %, kanë mbetur tema të bisedimeve në nivel të ekspertëve, eventualisht nga pala jonë në nivel të Zëvendëskryeministrës, që t’i vazhdojë dhe të përqendrohet në implementimin e marrëveshjeve të deritanishme”.

“Procesi i dialogut në nivel të Kryeministrave duhet të mbyllet, sepse nëse vazhdohet ajo do të rrëshqasë në një proces të pafund, ku do të hapen apetitet e Serbisë për t’u përzier në çështjet e brendshme të Kosovës”.

“Sipas mendimit tim, nuk do të ketë takim para zgjedhjeve dhe nuk duhet të ketë”.

Kryeministri në ikje Ivica Dacic ka deklaruar të shtunën për mediat serbe se nuk do të ketë raund të ri bisedimesh para zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

“Takimi i radhës në Bruksel do të jetë pas zgjedhjeve, por nuk mund të them ndonjë date”, ka thënë ai.

Por, dinamika e Dialogut në Bruksel pritet të bie dukshëm. Krejt kjo për shkak të procesit zgjedhor. Serbia do t’i zhvillojë zgjedhjet e jashtëzakonshme më 16 mars, ndërsa Kosova sipas të gjitha gjasave pritet t’i mbajë ato në qershor.

E gjithë kjo pritet të reflektojë në zvarritjen e marrëveshjeve për pikat që kanë mbetur të hapura. Çështja e Gjykatave në Veri, statuti i Asociacionit të Komunave Serbe, dhe shpërbërja e formacionit “Mbrojtja Civile”, janë temat për të cilat palët nuk janë dakorduar ende , megjithëse për të parën thuhet se ka një marrëveshje në parim.

Më Shumë

Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë...

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Lajmet e Fundit