14.3 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2020

Dielli lind në Uashington

Shkruan: Prend Ndoja, SHBA

Nga e kaluara e jonë kemi mësuar se në orientimet ideologjike në shërbim të atdheut vërehej laramani e theksuar. Shumë orientime të tilla gabuara të së kaluarës tani më janë të pariparueshme. Sa njerëz të “dijes e politikanë të shquar” me tërë potencialin e tyre luftuan për pesë shekuj kundër vetvetes, për ta përqafuar kulturën e lindjes, kulturën e pushtuesit e për ta rrënjosur atë në tokën tonë, ndërsa ata që ndiznin kandila në errsirën e asj kohe dhe ruanin autoktoninë e tyre u vranë pas shpine nga bashkëkombasit e tyre. Ata i vranë për të fituar tituj turpi që u dhuronte Perandoria, pasi ata ishin bërë vegla të pushtuesit.

Ata luftonin, shkruanin dhe predikonin ideologji të gabuara që errësonin mendjen dhe fatin e popullit tonë. Pastaj, po të njëjtën gjë e vazhduann “dijetarët” me ide të gabuara, që luftonin, shkruanin dhe propagandonin gjoja se fati i popullit tonë lind nga dera e komunizmit.

Shkruanin dhe luftonin kundër miqve të tyre të vërtetë anglo-amerikanë, për ta sjellë komunizmin-sllavizmin në vendin tonë. I gjithë ky tmerr ishte rrjedhojë e veprimeve armiqësore të mëparme dhe ata që i pasuan ia kishin ndaluar shkollimin popullit tonë në gjuhën amtare, që të mos kenë përgatitjen e duhur për t’i kuptuar intrigat e njerëzve tanë që ishin kthyer në shërbim të pushtuesve.

Në fund të shekullit të kaluar u bë një kthesë historike në të mirë të vendit tonë; është hapur një dritare që ishte mbyllur që nga koha e Gjergj Kastriotit në tokën dardane. Kjo kthesë, ky orientim i mbarë për fatin tonë nuk erdhi vetvetiu, apo si dhuratë për popullin tone. Kjo qe një sakrificë, një përgatitje diplomatike që me shumë vështirësi zhvishte dogmat e mbeturinave të turqizmit, sllavizmit dhe komunizmit, që kishin vënë myk në mendjet e shumë njerëzve tanë, që për shumë shekuj lëvronin mbarë e mbrapashtë në fushën e kombit tonë.

Emigrantët shqiptarë qenë dhe mbetën damari më i fuqishëm në zemrën e kombit. Ata nuk e njohën kurrë servilizmin, apo pajtimin në asnjë aspekt, në asnjë moment me pushtuesin. Ata, me një ndjenjë malli e dhembsurie të thellë e bënë të pamundurën të mundur për vendlindjen e tyre të robëruar. Mbi peshën e rëndë të mërgimit, ata i shpenzuan rezervat e fundit të energjisë kundër çdo pushtuesi, ndërsa në anën tjetër i kërkonin të gjitha variantet e depërtimit për ta përfituar dorën ndihmëtare të shtetit amerikan dhe të shteteve me ndikim për çlirimin e vendit tonë. Por, edhe në mërgim në të shumtën e rasteve ndihej mungesa e një organizimi të mirëfilltë në fushën e diplomacisë dhe të organizimi të aktiviteteve politike.

Në mungesë të vetëdijësimit të plotë, zëri i partive, klubeve, shoqatave të ndara ideologjikisht e kishte zbehur forcën, nuk kumbonte ashtu siç kërkohej. Pra, ndihej mungesë e madhe e një mendjeje të ndritur që t‘i ngjante Kuvendit të Lezhës, që t‘i bashkonte gjithë shqiptarët, të cilët njëzëri do t‘i shpalosnin problemet e kombit tonë në mënyrë unike para fuqive të mëdha. Në SHBA e gjithë kjo mungesë që vërehej vite me radhë u plotësua me ardhjen e Ibrahim Rugovës këtu. Kështu filloi epoka e re duke i bërë jehonë bashkimit dhe veprimit njëzëri, duke i shkrirë të gjitha partitë tjera politike në një forcë të përbashkët që ishte LDK.

Kjo parti në krye me Ibrahim Rugovën nuk ishte vetëm parti politike, por ishte shndërruar në një armatë diplomatike, që e mbante në këmbë skeletin e kombit brenda dhe jashtë atdheut. Ajo ishte shtetësia e jonë, shpresa e jonë përballë armikut të tmerrshëm. Por, prapë, si gjithmonë në skenën tonë politike dilnin në pah figura të sojit të Hamzait, që si hijena e sulmonin nga mbrapa. Ai ia doli me diplomaci dhe butësi që t‘i izolonte efektet e tyre në skenën politike. Ai, me rezistencën paqësore u bë arma më e fuqishme dhe e pakompromis në luftë kundër armikut. Në kushte të vështira nën regjimin e egër serb, ai arriti t‘i lidhte urat e miqësisë me vendet dhe miqtë famëmëdhenj të botës, nga ku dhe i vuri themelet e shtetit shqiptar në Dardanin e vjetër.

Dr. Ibrahim Rugova me armët paqësore i shpëtoi me mijëra jetë, e shmangu Srebrenicën që mos të ndodhtë në Kosovë. Sot bashkëveprimtarët e kohës së tij e udhëheqin LDK-në e dhuruar nga Rugova, por, edhe sot ka nga ata që dhuratën e mbajnë si pasaportë nderi për të qëndruar lart në duelet politike, ndërsa në realitet, parimet bazë i kanë fundosur për interesat e tyre personale.

Nga dritarja e hapur që Rugova e freskonte shtëpinë tonë me rreze lirie, andej duhet edhe sot t’i projektojmë udhët e ardhmërisë sonë. Gabimet tona e kanë boshatisur këtë udhë, gjë që na kushtoi shumë gjatë këtyre viteve. Tani, timoni i udhës së shpresës është afër udhëtarëve të denjë, që me padurim e kanë pritur këtë ditë që të vazhdojnë aty ku kishte mbetur. Orientimet e gabuara politike, ndarjet, pavetëdije apo të qëllimshme e lëndojnë vazhdimisht mirëqenien e popullit tonë, gjë që kërkon një korrektim, për një përqëndrim të saktë.

Ne vitet ‘90, në shtetin e New York-ut, i dhamë shqelmin njëherë e përgjithmonë kësaj dukurie negative. Në emër të Lirisë, u bashkuam të gjithë në shtetin e Neë York-ut dhe më gjerë, nga të gjitha rajonet, religjionet, partitë, ideologjitë, që njëzëri t’i përgjigjemi zërit të Atdheut.

Nga ky bashkim, nga ky zë i përbashkët, u fuqizua liria e vendit tonë. Ashtu si atëherë, edhe sot është mëse e nevojshme që në radhë të parë të vihen interesat e kombit, interesat e këtij populli të shumëvuajtur, qe ta gëzojnë një jetë të lumtur me plot begati e në liri, në vendin e tyre të dashur. Përndryshe, ne vetë po e mallkojmë fatin tonë dhe një ditë kur do të jetë shumë vonë, do të pendohemi dhe do të turpërohemi nga gabimet tona. Toka dardane nën sqetullën e saj e mban nje ditar, ku do të lexohet e vërteta përgjatë shekujve që do të vijnë.

- Advertisement -

Më Shumë

Vdes aktorja e madhe Leze Qena

Ka ndërruar jetë ikona e aktrimit në Kosovë, Leze Qena. Aktorja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 85 vjeçare. Tejet e dashur për publikun shqiptar...

Lajm i mirë: Arrijnë shtatë mijë teste për koronavirus në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë në deryrë Arben Vitia ka njofuar se shtatë mijë teste kanë arritur sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, të cilat...

Prizren/ Arrestohet i dyshuari pasi vodhi para në Kryqin e Kuq

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Prizren, pasi i njëjti kishte depërtuar me forcë në objektin e Kryqit të Kuq dhe...

Shërohet personi i parë me COVID-19 në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se ka shkuar në 79 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë,...

Limaj ka një apel për qeverinë në detyrë të Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka bërë apel qeverisë në detyrë të Kosovës që për sa kohë që Gjykata Kushtetuese nuk ka...

9 shqiptarë të vdekur në Itali nga koronavirusi

Në një lidhje më ABCnews, aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve Sonila Alushi e cila jeton në Bergamo ka folur për situatën...

Dalin në orë policore dhe sulmojnë policët, dy të arrestuar në Prizren

Shumë qytetarë nuk po zbatojnë orën policore. Por, disa prej tyre po kundërshtojnë edhe policët që po ndalojnë ata që pon dalin atëherë kur...

Coronavirusi/ Arrestohen dy pronarë të lokaleve në Malishevë, s’e respektojnë vendimin e qeverisë

Policia e Kosovës e ka arrestuar dy persona në Malishevë, pasi nuk kishin respektuar vendimin e qeverisë, për shkak të coronavirusit. Rasti i parë ka...

Shërohet pacienti i parë me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se një person i konfirmuar më parë pozitiv me koronavirus, tashmë ka dalë negativ. Por, IKSHPK’ja...

KDTP-ja angazhohet për jetësimin e mësimit në distancë edhe në gjuhën turke

Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) ka bërë të ditur se për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19 është angazhuar për jetësimin...

Mbyllet mulliri në Mamushë, banorët akuzojnë pronarët

Një shenjë e madhe “Stop” para mullirit ‘’Rizami’’ në qytezën e Mamushës, po u tregon qytetarëve se nuk kanë çfarë kërkojnë në këtë hapësirë. Që...

Vendimi i Qeverisë për ndihmën financiare duhet t’i përfshijë edhe avokatët

Gent Gjini Pasi që jemi në një situatë të padëshiruar pandemie, e shfaqur nga korona virusi një prej pasojave që ka lënë dhe ende vazhdon...

“I tha burgut hapu”, kush është bukuroshja seksi që tërbon Luka Jovic

Sofija Milo, bukuroshja serbe, është prej disa kohësh në krah të sulmuesit të Real Madrid, Luka Jovic. Në Instagram, fotot e saj janë shumë...

Tare në bisedime me tre futbollistë

Ndërkohë që futbolli në Itali dhe në thuajse të gjithë Europën është ndalur, Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare nuk mund të pushojë, pasi...

Anton Quni: FSK-ja gati për tu dalë ndihmë qytetarëve

Sot janë bërë 21 vite kur NATO-ja ndërhyri në Kosovë për të parandaluar edhe tensionimin e mëtejmë të rajonit të Ballkanit dhe për të...

Një polic nga Malisheva infektohet me koronavirus

Një zyrtar policor i Policisë së Kosovës është infektuar me virusin COVID-19, ka raportuar Radio Televizioni i Kosovës. Televizionit Publik ua kanë konfirmuar nga drejtoria...

Lajmet e Fundit

Këto janë barnatoret që do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme në Prizren

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka caktuar barnatoret të cilat do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme. Orari është publikuar nga drejtori, Visar Shehu. Njoftim Barnatoret...

Në Krushë të Madhe nisin punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”

Në kuadër të projektit “Shtigjet e Ecjes”, kanë filluar punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”, në fshatin Krushë e Madhe...

Heqja e taksës 100 për qind për lëndën e parë, në Kosovë hynë rreth 150 kamionë nga Serbia

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën prej 100 për qind për lëndën e parë për produktet nga Serbia dhe Bosnja...

‘E diela e vajtimit’/ Papa Françesku: Sot lutje dhe lot për njerëzimin

Me një bilanc tragjik nga përhapja e koronavirusit në botë, Papa Françesku e cilësoi këtë të diel, si “të dielën e lotëve”.  Ati i Shenjtë,...

Na mëson Nënë Tereza… Mos jeto kurrë pa jetë!

Bota po kalon ditë të vështira. Në kohët moderne, mbase shumëkujt i vijnë “të largëta” fjalët e thjeshta, dalë nga shpirti njerëzor. “Veshur” me...