9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Diskutohet kompensimi i orëve të humbura të mësimit

Është duke u mbajtur mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, ku do të diskutohet lidhur me kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve.

SBASHK-u e Ministria e Arsimit po vazhdojnë përplasjet për orët e humbura nga greva.

Kjo mosmarrëveshje tashmë ka kaluar edhe në rrafshin e gjykatave, me ç’rast Sindikata e Arsimit e ka paditur Ministrinë dhe njëkohësisht ka kërkuar pezullimin e vendimit për kompensimin e orëve të humbura.

Megjithëse, gjykata ia refuzoi kërkesën për pezullimin e vendimit, SBASHK-u nuk e ka ndërmend t’i kompensojë orët e humbura.

Më Shumë

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, në Info Magazine, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është presidenti serb Aleksander Vuçiq. Deputeti...

Lajmet e Fundit