16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Dita 2: Thaçi përfundon intervistimin për sot, e vazhdon nesër në orën 13:00

Para pak çastesh ka përfunduar seanca e sotme e intervistimit të presidentit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara.

Korrespondenti i KOHË-s, Augustin Palokaj ka konfirmuar se Thaçi ka dalë nga Dhomat e Specializuara pa dhënë ndonjë deklaratë.

Ai ka thënë se intervistimi do të vazhdojë nesër në orën 13:00.

“Për dallim nga dita e djeshme kur foli edhe para hyrjes, edhe pas daljes nga intervista, mund të supozojmë se kanë qenë çështjet që kanë qenë dje por edhe ato që lidhen me UQK-në. Është e qartë se bisedimet dhe intervistat kanë edhe një përmbajtje që momentalisht nuk mund të dimë shumë. Kjo ende nuk është procedurë gjyqësore, por është procedurë interne e prokurorisë prandaj nuk ka nevojë që të ketë ndonjë avokat mbrojtës të akredituar, por mund të ketë këshilltar ligjor”, ka thënë Palokaj në një lidhje direkte në KTV.

Më Shumë

Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. I riu shqiptar, babai i një vajze...

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Lajmet e Fundit