23 C
Prizren
E premte, 3 Korrik, 2020

Djemtë që vijnë nga deti

Djemtë që vijnë nga detiVangjush Mio nuk e harroi asnjëherë Romën. Shëtitjet nën dritat e zbehta të neoneve mbrëmjeve me miqtë, bisedat për artin italian dhe vizitat e shpeshta nëpër galeri për shumë vite, rishfaqeshin në kujtesën e tij teksa hidhte në telajo imazhe të ndryshme në studion e tij në Korçë. Kishte diçka prej tij që kishte mbetur ende në vendin fqinj, diçka që nuk e gjente rrugëve të ngushta të Korçës së tij të dashur.

Mio ishte njohur për herë të parë në artin italian përmes katalogëve të artit gjatë kohës që jetonte në Bukuresht bashkë me të vëllain. Kur më 1920-n ai u kthye në Shqipëri, ëndrra e tij ishte të studionte në Itali. Pasi hapi një ekspozitë me punët e realizuara deri në atë periudhë, ai u largua në të njëjtin vit në Romë. Si adhurues i madh i impresionizmit italian të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, ai u regjistrua në Akademinë Mbretërore të Shën Llukës. Por problemet ekonomike do ta bënin t’i ndërpriste studimet dhe të kthehej në Korçë.

Gjatë punës si mësues në Liceun Francez, ku nxënës i tij ishte dhe ish-udhëheqësi komunist Enver Hoxha, Mio do t’i magjepste studentët me rrëfimet mbi artin italian. Tablotë që ai krijonte kishin elemente që vinin prej këtij ndikimi. Falë një burse shtetërore ai mundi t’i rivazhdojë studimet në Romë, të cilat i përfundoi më 1924-n. 20 vjet më vonë ai do të rikthehej sërish në Itali, por këtë herë në Bari për të marrë pjesë në një ekspozitë.

Ky ishte udhëtimi i tij i fundit drejt vendit që do të kishte një ndikim të madh në krijimtarinë e tij të mëvonshme. Por Roma… mbeti gjithnjë brenda tij. Dhe këtë e tregojnë tablotë e mrekullueshme që ai ka lënë pas, ku stili dhe individualiteti i tij krijues kanë diçka magjike prej impresionizmit italian. Kol Idromeno do të mbërrinte në Itali vite para Mios. Ai ishte 15 vjeç, kur më 1875-n nisi studimet për pikturë në Venecia dhe do të njihet nga afër me vepra të rilindësve si Civeli, Montegnas, Fentili etj.

Drita që Idromeno ka në tablotë e tij, është një dritë të cilën ai e ngjizi në pikturë që në ato vite, si një forcë e lirisë së shpirtit krijues. Odise Paskali është një tjetër artist shqiptar i formuar në Itali. I riu nga Përmeti studioi letërsi dhe filozofi në Torino, ku më pas vazhdoi studimet për histori arti më 1927. Themeluesi i skulpturës shqiptare, ndodhej i frymëzuar nën modelin e skulpturës italiane, teksa në Shqipërinë e sapoçliruar nga fashistët nisi të përjetësonte në skulpturë imazhet e rilindësve tanë.

Lin Delija do të gjente në Romë gjithçka që kishte ëndërruar në shkollën e fratëve françeskanë. Pas studimeve në Hercegovinë dhe në Zagreb, me ndihmën e Ernest Koliqit ai siguroi një bursë studimi në Akademinë e Arteve në Romë. Artistët e tij të preferuar ishin Mario Mafai dhe Amerigo Bartoli, prej të cilëve mori njohuritë e teknikat bashkëkohore dhe përsosi më tej botëkuptimin e tij artistik duke ndërthurur në mënyrë harmonike modernen dhe elementin etnik në pikturat e tij. Pavarësisht ndikimeve, Lin Delija mbeti tërësisht origjinal në artin që bëri.

Ai vdiq më 9 prill 1994 në Romë në moshën 68-vjeçare. Sot veprat e tij ekspozohen në Pinakotekën e Artit Modern në Vatikan, në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Romë, në Muzeun “Lin Delija” në Antrodoko, në Muzeun Qytetës të Osimo-s, në Qendrën e Studimeve të Artit Modern në Breshia, në Galerinë e Artit Modern në Palermo, në Muzeun e Shën Anës në Quebec të Kanadasë, në Universitetin e Erlangen-it në Gjermani, në Nju Jork etj.

Në qytetin e Osimo-s ekziston një muze i kushtuar mjeshtrit Delija, ndërsa miqtë e tij të vjetër të Antrodokos i kanë ngritur një muze në vitin 2002 në qytetin që i dha strehë bujare. Në familjen Buza, ende ruhen vizatimet e para të bëra gjatë kohës së studimeve në Firence të piktorit të njohur Abdurrahim Buza. Pas një viti në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino më 1928-n, ai nisi studimet e rregullta në Akademinë e Arteve të Bukura të Firences pranë artistit Galileo Kinit. Pas kthimit në Shqipëri më 1933-shin, Buza do të ishte ndër pedagogët e parë të shkollës së vizatimit, dhe me njohuritë e tij do të ndikonte në krijimin e një brezi të tërë artistësh.

Nexhemedin Zajmi, Simon Rrota, Zef Kolombo, Andrea Mano, Dhimitër Çani, janë të tjerë artistë që u ngjizën në shkollat italiane të artit. Mjeshtri, ose maestroja siç i thoshin Ibrahim Kodrës, do të bëhej nga shqiptarët më të famshëm në historinë e artit pamor që kishte studiuar në Itali. I gjithë ky brez artistësh që u formuan përtej detit, do të ktheheshin në protagonistët kryesorë të lëvizjeve artistike në Shqipëri, dhe pse arti i tyre do të krijohej nën kornizat e diktaturës. Ata do të krijonin konceptet e para të pikturës shqiptare, dhe do të ishin edukuesit e një brezi të tërë artistësh që do të vinin më pas.

Pavarësisht formimit të tyre artistik në punët e tyre, ata patën një stil krejt individual. Historia e shkollimit të artistëve të rinj shqiptarë drejt shkollave italiane do të ndërpritej me hyrjen e komunizmit në vendin tonë. Gati 50 vjet më vonë, pas viteve ’90, shkollat italiane të artit do të bëheshin sërish ëndrra e shumë të rinjve që ëndërronin të bëheshin piktorë apo historianë arti.

Në kafenetë ku në vitet ‘40 Ibrahim Kodra, i cili nuk kishte mbushur ende 20 vjeç, pinte çaj duke biseduar me orë të tëra me miqtë e tij studentë mbi ndryshimet në artin italian të shekullit XIX, sot ulen dhjetëra djem të rinj shqiptarë, që në gjurmët e Kodrës kanë zgjedhur Akademinë e Bukur të Arteve të Brerës për të ndjekur studimet. Nobelisti Dario Fo është një prej studentëve të Brerës. Petrit Halilaj, artisti kosovar që prezanton Kosovën në Bienalen e Venecias, është formuar te kjo shkollë.

Vetëm dy javë më parë, në shtëpinë e Kodrës në Milano, profesori i këtij universiteti, Alfredo Mazzotta, do të bëhej kurator i një ekspozite me artistë të rinj shqiptarë. Filomena Stelitano, Natale Addamiano, profesorë të Brerës dhe artistë mund të flasin gjatë për punët e studentëve që vijnë nga Shqipëria. Këndvështrimi që ata u japin në telajo fenomeneve të ndryshme, i bën krejtësisht të ndryshëm nga studentët e tjerë.

E shkuara e vendit të tyre është e pranishme në pjesën më të madhe të punëve që ata realizojnë. Janë të shumtë artistët shqiptarë pas viteve ‘90 që kanë studiuar apo jetojnë në vendin fqinj, si: Arian Paci, Sislej Xhafa, Armando Lulaj, Driant Zeneli, Artan Shabani, Anila Rubiku, Venera Kastrati, Eltjon Valle, Agim Muka, Alfred Mirashi Milot, Alban Methasani, Shpati Hodoj, Stefani Savino (Stefany Savino), Arjan Shehaj, Ervin Zyka etj. Me punët e tyre këta të rinj janë emrat më në zë në artin bashkëkohor shqiptar…(Shqip)

- Advertisement -

Më Shumë

Prizreni, komuna e tretë me më së shumti të infektuar me COVID-19

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, edhe 1,203 raste me COVID-19 janë aktive në gjithë Republikën e Kosovës, ndërsa...

Thaçi sot u drejtohet qytetarëve rreth aktakuzës së Speciales

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do t’u drejtohet sonte në 20:00 qytetarëve, me një fjalim nga zyra e tij. Fjalimi që nga Thaçi ishte paralajmëruar...

122 raste të reja me koronavirus, 7 në Prizren

81 TË SHËRUAR DHE 122 RASTE ME COVID-19! Sot më 29 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Prizren: Punime në lagjen “Arbanë”, mbyllet për qarkullim rruga “Transiti”

Komuna e Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se të hënën do të fillojnë punimet për “Ndërtimin e infrastrukturës rrugore në lagjen...

Këtë muaj ngrihet aktakuzë për rastin e shpërthimit në Zhur ku humbi jetën një polic

Një incident i rëndë kishte ndodhur në fillim të këtij viti në Zhur të Prizrenit, atje nga shpërthimi që ndodhi në shtëpinë e Iran...

Ekspertët në SHBA: 20 milionë persona të infektuar, bëni kujdes sepse…

Së paku 20 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara mund të jenë infektuar me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, thanë zyrtarët shëndetësorë. Qendra për...

Liberalizimi i vizave, shpresën te Gjermania?

Shteti gjerman sot merr kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, ndërsa qytetarët e Kosovës të cilët vazhdojnë të jenë të izoluar dhe...

Përfundon gjykimi ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Prizren

Edhe një herë tjetër, ka përfunduar në shkallë të parë gjykimi ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, i akuzuar për...

Thaçi: Jap dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza

Presidenti Hashim Thaçi në fjalimin e tij pas publikimit të propozimaktakuzës nga Gjykata Speciale e Kosovës kinse për krime lufte, ka thënë se do...

Basketbollistja seksi çmend fansat nga pishina me foto “hot” mbi kosh

Basketbollistja seksi italiane Valentina Vignali vijon të magjepsë fansat e saj me fotot “hot” që publikon në rrjetet sociale. Dy fotot më të fundit vijnë...

Rocku përballë racizmit

Nuk ka arsye përse duhet mohuar se heavy metali ka një lidhje më të komplikuar me racën sesa shumë prej ndjekësve të saj do...

Kanye West i bëri Kimit dhuratën më të lirë

Kim Kardashiani dhe Kanye Westi janë shumë të pasur. Janë aq të pasur sa kanë një shtëpi gjigante që kushton 60 mijë dollarë dhe...

Ndërron jetë veprimtari i kulturës dhe arsimit, Nikollë Kërhanaj

Ditën e sotme (27 qershor) ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare, shkrimtari, Nikollë Kërhanaj, shkruan GazetaBlic. Kërhanaj u lind në Zym të Hasit më...

Munishi për fitoren e Ballkanit: I lumtur me fitoren, respektuam edhe kundërshtarin

Ismet Munishi është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Ballkanit ndaj Vushtrrisë. Suharekasit fituan 3-1 ndaj vushtrriasve në kuadër të javës së 27-të në...

Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim me rëndësi për udhëtarët

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, ka njoftuar se nuk ka ndalesa në pranimin e udhëtarëve pavarësisht nacionalitetit të tyre Kjo është bërë e ditur...

“Hidroregjioni Jugor” në Prizren hap konkurs për kryeshef

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka hapur konkurs për pozitën e kryshefit në këtë ndërmarrje. Konkursi është publikuar sot, shkruan “PrizrenPress”. Këtë...

Lajmet e Fundit

Edhe sot asnjë i infektuar me COVID-19 në Prizren

63 TË SHËRUAR DHE 73 RASTE ME COVID-19! Sot më 02 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Këtë muaj ngrihet aktakuzë për rastin e shpërthimit në Zhur ku humbi jetën një polic

Një incident i rëndë kishte ndodhur në fillim të këtij viti në Zhur të Prizrenit, atje nga shpërthimi që ndodhi në shtëpinë e Iran...

Emrat e 46 zëvendësministrave të Qeverisë Hoti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka nisur t’i përngjajë përbërjes së Qeverisë së dikurshme të Ramush Haradinajt, për nga emërimi i zëvendësministrave. LDK-ja...

Voto 4 Ermina-Lekaj Perljaskaj

Seremb Gjergji  Voto një shqiptare e cila ka parime, cilësi dhe dituri, por mbi të gjitha, drejtësi dhe fuqinë për t’i realizuar projekte që i...

Muharremaj: Në Suharekë vetëm 12 raste aktive me COVID-19, u importuan nga Universiteti i Prizrenit

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka treguar se në këtë komunë janë 12 raste aktive me coronavirus. Muharremaj në RTV Dukagjini ka thënë se këto...