12.8 C
Prizren
E premte, 29 Maj, 2020

“DokuFest” synon të zbërthejë të vërtetën nëpërmjet artit

E vërteta sivjet në Kosovë do të eksplorohet edhe nëpërmjet artit. Këtë do ta bëjë një prej festivaleve më të mëdha në rajon sa i përket kinematografisë. Të hënën kanë filluar që të shpalosen detaje të edicionit të 18-të të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Si çdoherë, qyteti antik i Prizrenit do të jetë nikoqir i një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në vend. Këtë vit organizatorët e Festivalit kanë bërë të ditur se ngjarja do të mbahet nga 2 deri më 10 gusht. Përgjatë këtyre ditëve Prizreni do të bëhet përsëri qendër e kinematografisë. Në kuadër të edicionit të sivjetmë të “DokuFestit” vëmendja e filmbërësve, gazetarëve dhe ndjekësve të Festivalit do të jetë drejt së vërtetës.

Në një vit dhe në një botë të dominuar nga histeria e lajmeve të rreme, “DokuFest” i bashkohet diskutimit mbi atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme dhe mënyrën se si kjo ndikon tek të tjerët, duke zgjedhur “Të vërtetën” si temë të edicionit të sivjetmë të Festivalit. As në këtë edicion nuk do të mungojnë panelet e diskutimit, masterklasat e ligjëratat e shumta të filmbërësve të ndryshëm.

Veton Nurkollari, drejtor artistik i Festivalit, ka thënë se ky edicion do të sjellë më shumë se 200 filma, ku 10 prej tyre zbërthejnë edhe drejtpërdrejt temën e sivjetshme.

“Do të mundohemi të eksplorojmë më shumë se të vërtetën duke u fokusuar edhe në lajme të rreme”, ka thënë Nurkollari.

“E vërteta pushon këtu” është fjala me të bardhë që është theksuar në dizajnin e temës së sivjetshme, realizuar nga artisti Driton Selmani. “Nuk është qëllimi që të zbulohet e vërteta, mirëpo do të mundohemi që të hapim një debat rreth asaj dhe sidomos rreth lajmeve të rreme në Kosovë, por edhe në botë, dhe kjo mund të jetë si nismë e vogël për të eksploruar më shumë në atë drejtim”, ka thënë Nurkollari.

Për të zbërthyer më shumë të vërtetën për këtë edicion janë kuruar edhe programe të veçanta si “Rrëfimet zhbiruese të së vërtetës: Larisa, Handsworth, Orestes “ kuruar nga Sezgin Boynik, Tevfik Rada dhe Nagehan Uskan. Në kuadër të këtij programi do të shfaqen filmat: “About Narration” nga viti 1975 nga Harun Farocki dhe Ingemo Engström, “Handsworth Songs” i Black Audio Film Collective (BAFC), i vitit 1987, dhe “Notes Towards an African Orestes” nga Pier Paolo Pasolinit, i bërë në vitin 1970.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

- Advertisement -

Më Shumë

Pse iku arsimtari Agim?

Ditar Kabashi  Kur e ndërroi vendin e punës dhe kaloi tek një shkollë tjetër mërzia ime u ngjesh aq sa më ishte zbehur fare kuraja...

Sylë Hoxha: Nëse dikush ka hyrë në dhomën e përgjimeve të PTK-së, duhet të përgjigjet

Ish- prokurori i shtetit, Sylë Hoxha, ka deklaruar se qasje në dhomën e përgjimeve të Postës së Kosovës ka vetëm kryeprokurori i shtetit dhe...

“Nudo”, tregim nga Ismail Kadare

Nga Ismail Kadare Po sidomos ata të dy lëshuan klithma të vogla admirimi, kur ai, mes punëve të tij, u tregoi një pikturë të madhe...

Casillas emocionon tifozët e Realit: Do të kthehem një ditë

Portieri veteran, Iker Casillas, i emocionoi tifozët e Real Madridit teksa kujtoi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Los Blancos, duke e...

Kadri Veseli kujton martirët e Tusuzit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar masarkrën e Tusuzit në Prizren. Sipas tij, vrasja e tyre 21 vite më parë ishte hakmarrje e egër...

Ragip Begaj: Presim ndihmë nga niveli qendror

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka konfirmuar se nga 76 rastet e regjistruara me koronaviurs, 73 prej tyre tashmë janë shëruar. “Malisheva është...

Rexhaj: VV’ja s’do ta respektojë vendimin e Kushtetueses, nëse dallon nga ai për VLAN’in

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj është i bindur se vendimi për dekretin...

Dështimet e Albin Kurtit

SEREMB GJERGJI Udhëheqja e Qeverisë së Kosovës nga z. Albin Kurti, u pa si një shpresë për një ndryshim pozitiv për të gjithë. Por tri...

Erdhi dita të shihni Victoria Beckham duke qeshur, David i lë komentin epik

Ajo që shpesh është vënë re në daljet publike të Victoria Beckham, është fakti se tregohet gjithmonë e rezervuar kur vjen puna tek buzëqeshja....

“Jam pak e mërzitur”, Jennifer Lopez flet për shtyrjen e dasmës me të fejuarin e saj

Këngëtarja Jennifer Lopez në një intervistë për “Today Show” ka folur rreth shtyrjes së dasmës së saj të shumëpritur me të fejuarin Alex Rodriguez,...

“90% e arbitrave në La Liga favorizojnë Realin”, deklaratë befasuese nga Spanja

Eduardo Iturralde Gonzalez, ish-arbitri spanjoll, ka bërë një deklaratë befasuese, duke thënë se Real Madrid favorizohet nga 90% e arbitrave që drejtojnë në La...

Ushtari dhe nëna në Amerikë vdesin brenda tri ditësh nga koronavirusi

Simon Zamudio – një rreshter 34-vjeçar në Rezervën e Ushtrisë amerikane – vdiq nga komplikimet e Covid-19 më 22 maj. Tre ditë më vonë,...

Veseli përmes një fotografie te xhamia e Mlikës në Dragash uron Bajramin

Kadri Veseli përmes një fotografie të xhamia e Mlikës në Dragash, ka uruar festën e Fitër Bajramit. Ai thotë se këtë vit, festa nuk është...

Gravina: Kemi humbur 500 milionë euro, të rifillojë kampionati me çdo kusht

Në Itali po pritet me padurim data 28 maj, atëherë kur kryeministri Conte do të marrë një vendim përfundimtar rreth datës së rifillimit të...

Wind of Change – a qëndron CIA pas këngës hit të grupit Scorpions?

CIA e ka përdorur shpesh muzikën si instrument propagandistik gjatë Luftës së Ftohtë. A është dhe "Wind of Change", që shoqëroi shembjen e regjimeve...

Dritëro Agolli: Kur në Kosovë takova Azem Shkrelin

Azem Shkreli ishte nga shkrimtarët e parë të Kosovës që njoha nga afër. Nga ai kisha lexuar poezi dhe kisha dëgjuar të më tregonte...

Lajmet e Fundit

Kurti nuk e pranon vendimin e Kushtetueses për dekretin e Thaçit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka quajtur të papranueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin. Ai ka thënë se ky vendim është përtej imagjinatës...

Malishevë, filloi punën komisioni për vlerësimin e ndikimit në ekonomi gjatë pandemisë

Komisioni i Komunës së Malishevës, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në ekonominë e Malishevës, gjatë kohës së pandemisë, ka filluar punën e tij...

Mullirit të Hoxhajve në Rahovec i cenohet autenticiteti në emër të restaurimit

Nuk mbrohet si monument, por besohet të jetë nja 300 vjet i vjetër. Ngrehina njëkatëshe me gurë tradicionalë, e njohur për rahovecasit si Mulliri...

Malishevë: Kanos me armë gjuetie, arrestohet i dyshuari

Një burrë në Malishevë ka raportuar për një mosmarrëveshje të datës 19.05.2020 me datën 26.05.2020 është kanosur me armë gjuetie nga i dyshuari mashkull...

Prizren, vidhet pistoleta në shtëpinë e mërgimtarit

Një burrë në Prizren ka raportuar për disa persona të panjohur të cilët kishin depërtuar në shtëpinë e dhëndrit të tij. Sipas policisë, personi në...