10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Donacion i vullnetarëve për mjekët e Spitalit të Prizrenit: 40 maska mbrojtëse për fytyrë

Drejtori i spitali i përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Prof. Ass. Dr .Afrim Avdaj, të martën, nga një grup i vullnetarëve ka pranuar një donacion prej 40 maska për fytyrë për personelin shëndetësor.

Në emër të grupit të vullnetarëve donacioni është dorëzuar nga Prof. Dr. Shaban Buza.
“Maskat janë prodhuar në Printer 3 D dhe janë të kompletuara me pajisje përcjellëse nga vullnetmirët që punojnë në shtëpi ose studio nga materialet që dhurohen ose që posedohen nga vet ata.

Këto maska janë dhurime humanitare për t’i mbrojtur punëtorët shëndetësor në ballafaqimin e tyre si vijë e parë e “frontit” kundër virusit COVID-19.

Andaj, në emër të grupit vullnetarë falënderoj mantilbardhët që po punojnë që të na shpëtojnë neve”,- tha Prof. Dr. Shaban Buza, gjatë dorëzimit të donacionit.

Në emër të spitalit ka falënderuar drejtori ekzekutiv, prof. Ass. Afrim Avdaj, i cili ka angazhuar komisionin për menaxhimin e situatës me COVID-19, që maskat të vihen në përdorim nga personeli shëndetësor që është në kontaktet e drejtpërdrejt me rastet e dyshuara me COVID-19.

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Lajmet e Fundit