12.2 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2020

Dragash/Koordinatori Hoti takohet me fituesit e garave republikane

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, sot vizitoi nxënësit fitues të garave republikane të cilët po mbajnë kampin kreativ një javor në Brod të Dragashit.

Koordinatori Hoti fillimisht u takua me mësimdhënësit që po shoqërojnë nxënësit të cilët i falënderoi për angazhimin e tyre si gjatë procesit të garave, ashtu edhe për kujdesin ndaj nxënësve gjatë kampit. Nga ana e tyre, mësimdhënësit thanë se janë shumë të kënaqur me gjithë organizmin e garave në gjithë vendin, duke theksuar se garat e tilla kanë qenë shumë të nevojshme për sistemin arsimor. Po ashtu, ata treguan përvojën e tyre në kampin kreativ me ç’rast thanë se është një organizim shumë i veçantë për nxënësit.

Në fjalimin e tij drejtuar nxënësve, Koordinatori Hoti tregoi sa madhështore është fitorja që kanë arritur duke u zgjedhur si më të mirët  e republikës. “Si fitues republikan ju jeni realisht mendja e ardhshme e Kosovës. Kur them kështu mendoj në arsim, shkencë, kulturë e të gjitha fushat tjera. Secili nga ju këtu, nesër mund të jetë kryeministër, president, nobelist, austronaut, fizikant, shkencëtar, artist i madh e çka jo tjetër. Megjithatë, ju duhet të jeni modest në jetë, sepse sukseset tuaja janë madhështore, e ato flasin për ju.  Në jetë mësoni që gjërat e bukura t’i ndani me të tjerët, sepse ju keni vlera që duhet t’i ndani. Vetëm me arsim ju mund t’i konkurroni të gjithë moshatarët tuaj në Kanada, Australi, Evropë e kudo tjetër. Andaj, investimi jonë tek ju është jetik dhe ne do të punojmë që ju të merrni atë që meritoni”, tha Koordinatori Hoti.

Nxënësit zhvilluan bashkëbisedim me Koordinatorin Hoti duke parashtruar pyetje rreth Programit Nacional për Rininë dhe rreth garave në përgjithësi.

Koordinatori Hoti falënderoi po ashtu edhe Policinë e Kosovës që po përkujdesen për sigurinë e nxënësve në kamp, si dhe anëtarët e Kuvendit të Rinjve të Kosovës që gjatë kampit kanë realizuar aktivitete edukative e relaksuese për nxënësit.

Janë mbi 200 nxënës fitues të garave  që do të jenë pjesë e kampit kreativ nga 29 komuna të Kosovës vetëm për klasat VI, VII, VIII dhe IX. Në kuadër të kampit kreativ, në grupin e parë janë rreth 100 nxënës nga komuna e Deçanit, Junikut, Mitrovicës, Hanit të Elezit, Shtimes, Gjilanit, Vushtrrisë, Skënderajt, Kamenicës, Kaçanikut dhe Klinës.

Nën organizimin e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Garën Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Garën Nacionale të Diturisë, për herë të parë në Kosovë, rreth 316,000 kishin mundësinë të përfshihen në garë nga të cilët janë shpallur 44,723 fitues.?

- Advertisement -

Më Shumë

Me 5 prill 1939 u lind mbreti Leka Zogu I

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Prill 2019 “Paris-soir” ka botuar, të enjten e 6 prillit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me lindjen e Leka...

Numri i vdekjeve në Spanjë nga koronavirusi po rritet, 932 në 24 orët e fundit

Në Spanjë po vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit është raportuar se kanë vdekur 932 persona si...

Masa e kufizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të mbetet në fuqi deri me 12 prill

Qeveria e Kosovës, ka mbajtur mbledhje në të cilën ka vendosur që masa e kufizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të mbetet në...

Reportazh nga pikëkalimi kufitar Morin-Vërmicë: Ra kjo pandemi e u ndamë

“Ra kjo pandemi e u ndamë”. Kjo shprehje është lajtmotivi i dramës së koronavirusit që pos të tjerash, pas 21 vjetësh, ka “ndarë” shqiptarët...

Duda Balje kritikon Kurtin për shkarkimin e zv/ministrit Shabani, thotë se e bëri për t’u hakmarrë ndaj tyre

Nga zyra e kryeministrit thonë se ministria në fjalë ka pasur nevojë për riformatim. Pozitën që e mori dy javë më parë, iu desh që...

Kina i nderon viktimat e koronavirusit me 3 minuta heshtje

Me flamuj në gjysmështizë dhe sirena të aktivizuara, Kina i mbajti tre minuta heshtje në tërë vendin për t’i nderuar ata që vdiqën nga...

Limaj kujton masakrën e Burimit, bën thirrje të hetohet secila masakër në Kosovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar sot dhjetëra martirë të cilët u vranë mizorisht në fshatin Burim të Malishevës, nga ana e...

Haskuka njofton se i infektuari që rezultoi pozitiv sot në Prizren, kishte ardhur nga një shtet tjetër

Sot u raportuan edhe dy raste me koronavirusin Covid-19 në Kosovë, duke çuar numrin në 108. Njëri prej tyre ishte nga Prizreni, që edhe shënoi...

Prizren/ Dy persona shoqërohen në Polici, nuk respektuan orën policore

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për lëvizje të kufizuar, transmeton PrizrenPress. Sipas Policisë, me...

Fshati Korishë i Prizrenit futet në karantinë

Pas tri rasteve pozitive me Covid-19 në Prizren, dy prej të cilave ishin nga fshati Korishë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që ky...

Malishevë: I prekuri i parë me koronavirus është shëruar

Sipas të dhënave të konfirmuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, një pacient nga Komuna e Malishevës, që ishte prekur me COVID-19, është shëruar...

Prej vendimit për kufizim të lëvizjes në Dragash është arrestuar vetëm një person për narkotikë

Prej vendimit të Qeverisë së Kosovës, për kufizim të lëvizjes, si masë parandaluese për përhapjen e virusit Covid-19, në Komunën e Dragashit ka ndodhur...

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Nagac

Në fshatin Nagac të komunës së Rahovecit, sot janë përkujtuar, nderuar dhe janë bërë homazhe për dëshmorët Nesimi Elshani dhe Habib Gashi, si dhe...

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 69 mostrat e marra për testim, 12 prej tyre kanë dalur pozitive, shkruan Gazeta Online...

Pas miratimit të Pakos Emergjente Fiskale, kompania vendore vendos që vet t’ua paguaj punëtorëve detyrimet financiare

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, qeveria në detyrë ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit...

Zëvendësim urgjent për 23 diplomatë, akraba të politikanëve

Akraballëku në diplomaci është goditur nëpërmjet një konkursi të brendshëm, të shpallur një ditë më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Konkursi është...

Lajmet e Fundit

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

Një person i kërkuar është arrestuar në Prizren. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është...

De Rossi: Çfarë pasioni, çdo tifoz duhet të vizitojë Bombonerën një herë në jetë

Daniele De Rossi vendosi të transferohej te Boca Juniors verën e kaluar dhe ky vendim u prit mirë dhe emocionoi shumë tifozë. Rrallë ndodh...

Moderatorja Rudina Dembacaj, rrëfen si i propozoi ish deputeti Mark Frroku

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Që në momentin kur ajo pranoi lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku, çdo hap...

Mbrojtësi më i mirë në duele, Van Dijk befasohet nga një “veteran” i Serie A

Parma po zhvillonte një sezon të mirë dhe ndodhej në vend të nëntë përpara pezullimit të kampionateve të futbollit nga koronavirusi. Skuadra emiliane ndodhet...

Pëllumbat ”banorët” e vetëm të shesheve simbolike

Për shkak të mbylljes së njerëzve si pasojë e pandemisë së koronavirusit – COVID-19, sheshet simbolike të Stambollit si Taksim, Eyupsultan, Ortakoy dhe sheshi...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!