15.7 C
Prizren
E mërkurë, 28 Tetor, 2020

Dragash: Mungon i pandehuri, shtyhet seanca për mashtrim të qytetarëve me anë të “Instagramit”

Mungesa e të pandehurit Alban Kadriu, i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit, ka bërë që të mos mbahet seanca fillestare, e paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Për të pandehurin Kadriu, gjykata nuk ka fakte se është i thirrur në mënyrë të rregullt, ngase siç shihet nga shkresat e lëndës, të njëjtit nuk i është dorëzuar thirrja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prezent në seancën e paraparë për të enjten, ka qenë prokurori Musli Gashi.

Gjyqtarja e çështjes, Sabaheta Kurteshi, seancën e radhës për këtë rast, e ka caktuar për me datën 21 tetor 2020, në ora 11:30.

Sipas aktakuzës se ngritur me datën 15 maj 2020, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Alban Kadriu, akuzohet se me datën 3 shkurt 2020, rreth orës 12:30 minuta, përmes postes private “GEP” SH.P.K, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet dhe me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për t’i shkaktuar dem material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Abidin Krasniqi, që të kryej veprime në dem të pasurisë së tij.

I pandehuri, duke qenë pronar i kompanisë online “Porosit mallra nga Gjermania” reklamon produkte përmes rrjetit social “Instagram”, ku përmes kësaj faqe  i dëmtuari me datën 1 shkurt 2020, bën porosi të gjashtë palë pantallonave, të cilën porosi e pranon me datën 3 shkurt 2020.

Pas pranimit të mallit,  i dëmtuari e verën se porosia nuk ishte e njëjta, por ai në vend të pantallonave kishte pranuar disa bluza të vjetra, për të cilat e njofton të pandehurin, mirëpo i njëjti edhe përkundër faktit që i premton se do ta kthej porosinë në afat prej 24h, një gjë të tillë nuk e bën, duke mos i treguar as emrin, as adresën, e as duke mos u përgjigjur në rrjetin social.

Me ç ’rast të dëmtuarit i shkakton dem material në vlerën prej 78 eurosh.

Me këto veprime, ai dyshohet të ketë kryer veprën penale “ mashtrim” e paraparë në nenin 323, paragrafi 1 e Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Kosova rrezikon në arbitrazh me IuteCredit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në një konferencë për media ka bërë të ditur dy rastet që Kosova i ka fituar kohëve të fundit...

Prizren, 4 raste të reja me koronavirus

Në komunën e Prizrenit të hënën janë shënuar 4 raste të reja me koronavirus. Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

Analistët thonë se PDK do ta merr postin e presidentit dhe do të evitohen zgjedhjet

Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka mohuar qe si opsion i saj është edhe shkuarja në zgjedhje, por për njohësit e çështjeve politike...

Veseli zbulon pllakën përkujtimore të UÇK-së në Bresanë të Sharrit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zbuluar sot në Bresanë të Sharrit pllakën përkujtimore kushtuar luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Veseli...

Të dielën ndryshon ora

ë dielën, nesër, do të ndryshohet ora për një orë prapa. Në momentin kur ora do të shënojë 03:00, akrepat duhet të kthehen për një...

Superndeshja ManUTD-Chelsea sot në Premierligë

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen super ndeshje, në ligat më të mira evropiane. Një nga ndeshjet mjaft interesante pritet të jetë edhe ajo...

Situata me Covid-19 në Suharekë, flet Muharremaj

Në një prononcim për Portali.info, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar për gjendjen me Covid-19 në komunën e tij. “Gjendja në komunën...

E thotë UEFA: Shqipëria luan miqësore me Kosovën në këtë muaj

Shqipëria pritet që të luajë një miqësore kundër Kosovës. Këtë e thotë faqja zyrtare e UEFA-së, edhe pse ende nuk është konfirmuar ora e...

894 gjoba për mos respektim të masave ndaj COVID-19

Brenda 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 894 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat antiCOVID që u vendosën nga institucionet shëndetësore. Ndërsa, 663...

Vdesin 2 të infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se tre persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur sot në Kosovë, raporton PrizrenPress. Vdekjet kanë ndodhur 2...

Dy të vdekur dhe 186 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 3 në Prizren

Dy persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 186 raste të reja. Numri total...

Edhe bizneset joaktive përfituan nga Fondi për rimëkëmbje

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesiti, Agim Shahini, thotë sa biznese me status joaktiv në Kosovë dyshohet se kanë përfituar nga Fondi për rimëkëmbje...

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për afatin e dytë

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin plotësues, afati i dytë, për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për...

Deputeti Avdyli: Për disa në LDK, Thaçi është bërë burrë i mirë

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se disa në Lidhjen Demokratike kanë ndryshuar qëndrim për presidentin Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express. Avdyli në Facebook...

Përfundon afati kur Specialja duhej të vendoste për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, Koci beson se është konfirmuar

Janë bërë gjashtë muaj prej kur para Dhomave të Specializuara është paraqitur për konfirmim një aktakuzë, në të cilën si të dyshuar për krime...

Një dashuri e re në horizont, Adele në lidhje me reperin e famshëm britanik

Nuk është thashethemë: ka një njeri të ri në jetën e Adele. Ylli i popit, 32 vjeç, është në takim me reperin dhe kolegun britanik...

Lajmet e Fundit

Atraksion: Gurra e Poslishtës

Gojëdhënat për lokacionin janë të shumta. Nga to e deri tash, Gurra e Poslishtës është një nga pikat më atraktive të këtij fshati. Përveç që konsiderohet...

Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten

Komisioni Evropian (KE) ka ndarë njëqind milion euro për zhvillimin e testeve të shpejta për koronavirusin, ka thënë presidentja e KE-së, Ursula von der...

Një dashuri e re në horizont, Adele në lidhje me reperin e famshëm britanik

Nuk është thashethemë: ka një njeri të ri në jetën e Adele. Ylli i popit, 32 vjeç, është në takim me reperin dhe kolegun britanik...

Ballkani arratiset në kreun e tabelës

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani, vazhdon të mbetet lider i padiskutueshëm i renditjes tabelare edhe pas xhiros së nëntë të kampionatit. Sot, skuadra nga...

Haskuka e Hajdari vizituan Qendrën për Shërbime të Integruara

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Osman Hajdari, sot kanë vizituar Qendrën për Shërbime të Integruara (QSHI)...