7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Dragash: Nuk e pranon fajësinë i akuzuari për sulm ndaj vëllait të tij

I akuzuari për sulm ndaj vëllait të tij, L.A., në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, është deklaruar i pafajshëm.

Pas leximit të aktakuzës, prokurori Ramadan Koro ka bërë rikualifikimin e veprës penale “dhunë në familje”, në veprën penale “sulm”, të paraparë me nenin 184, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 e Kodit Penal të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kësaj dhe pasi gjykatësja Sabaheta Kurteshi e njoftoi të pandehurin me të drejtat e tij në procedurë, ky i fundit deklaroi se nuk e ndien veten fajtor për veprën penale që i vihet në barrë.

“Unë nuk e kam sulmu, as nuk e kam dëmtu atë, e kam këqyrë si fëmijët e mi. Nuk jam fajtor, nuk mundem me pranu diçka që nuk e kam bo”, ka deklaruar i akuzuari.

Në këto rrethana, gjykatësja Kurteshi e ka njoftuar të akuzuarin lidhur me të drejtën e tij për kundërshtim të provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës, brenda afatit të caktuar ligjor.

Seanca e radhës për këtë rast u caktua të mbahet me 9 nëntor 2020, në ora 13:15.

Sipas aktakuzës së përpiluar me 11 shkurt 2020, nga Prokuroria Themelore në Prizren, L.A. akuzohet se me 23 dhjetor 2019, rreth orës 13:30, në fshatin Brut të Komunës së Dragashit, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, në vazhdimësi kryen dhunë ose keqtrajtim psikologjik (emocional), me qellim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër, brenda marrëdhënies familjare ndaj të dëmtuarit-vëllait të tij B.A.

Sipas aktit akuzues, i akuzuari duke e obliguar vëllain e tij t’i kryej punët lidhur me stallën e kafshëve, fillon t’i bërtasë,  duke e goditur me shuplaka në fytyrë, me të cilat veprime te i dëmtuari shkakton ndjenjën e frikës, shqetësimit dhe rrezikshmërisë personale. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Lajmet e Fundit