7.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2020

Drejtori i IKSHP-së: Ditët në vijim janë më kritike, mbani distancën dhe higjienën personale

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani i ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve të vendit t’i respektojnë në përpikëri rekomandimet edhe këto javët në vijim në mënyrë që pandemia COVID-19 të kalojë me pasoja minimale.

Ramadani në emisionin Zyra e ankesave në RTV Dukagjini tha se lufta më e madhe kundër coronavirusit mund të bëhet nga qytetarët dhe jo në spital.

“Lufta më e madhe nuk është në spital, por tek çdo individ i Republikës së Kosovës. Fatmirësia më e madhe e kësaj sëmundje është se mund ta ndihmojmë popullatën nëse na dëgjon dhe është koha vendimtare që të na dëgjojnë… Po ju lutem të qëndrojmë të distancuar, ta mbajmë higjienën, të mos përzihemi sepse është momenti i krizës 10 ditësh dhe 2 javë kur virusi është në mesin tonë në mënyrë individuale dhe nuk e dimë se kush mund ta ketë…”, tha Ramadani.

Drejtori i Institutit tha se aktualisht Kosova është në skenarin e butë sepse rastet janë individuale dhe nuk ka raste grupore të shpërthimit.

“Ta mbajmë distancën në mënyrë që virusi të mos shkojë prej njërit person te tjetri dhe ai zhduket pastaj”, tha Ramadani, duke shtuar se është apeli i tij i fundit para shpërthimit të rasteve nëse nuk iu përmbahemi rekomandimeve.

Sipas tij, është vërtetuar se ky virus nuk mund të përhapet më shumë se dy metra në ajër.

“Ne do ta kalojmë sëmundjen, nuk do të zhdukemi por dëshirojmë që kjo pandemi të kalojë me pasoja minimale”, tha ai.

Ai bëri të ditur se ka pasur kërkesa për dalje nga karantina dhe intervenca të llojeve të ndryshme, por sipas tij nëse nuk iu përmbahemi rekomandimeve dhe masave të qeverisë atëherë nuk do të jetë puna mirë, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, është e pamundur që secili rast të përcillet kur nuk ndalen darkat e nuk mbahet distanca e rekomanduar.

Duke sqaruar rreth virusit COVID-19, ai tha se çështja është se askush prej epidemiologëve nuk e ka të qartë situatën epidemiologjike me këtë virus.

“Është një virus enigmatik. Kemi mësuar karakteristikat e tij, e të cilat dallojnë nga një vend në tjetrin”, tha ai.

Sipas tij, në bazë të përvojës është mësuar se periudha e inkubacionit është 1 deri në 14 ditë, por nuk do të thotë se është fikse, ka raste edhe 24 ditë.

“Shkenca merr shumicën e rasteve si konstatim. Shumicën e rasteve janë paraqitur shenjat klinike nga 5-7 ditë”, tha ai.

Ramadani njoftoi se në Kosovë masat kundër coronavirusit kanë filluar të ndërmerren prej 1 janarit 2020.

“Para 2 muajve kemi rekomanduar distancën prej 2 metra, vet-izolimin, higjienën personale”, tha ai, duke shtuar se është vërtetuar se virusi nuk mund të përhapet më shumë se dy metra në ajër. /Telegrafi/

- Advertisement -

Më Shumë

Qorrolli: Pa VV-në s’mund të bëhet Qeveria, kjo mund të ndodhë vetëm nëse ajo heq dorë

Analisti Vigan Qorrolli, ka thënë se debati aktual në Kosovë se kush ka të drejtë, presidenti apo kryeministri, është i drejtuar keq. Sipas tij, në...

Arrestohen dy persona në Mazrek të Hasit, nuk respektuan orën policore

Dy persona janë arrestuar në fshatin Mazrek të Hasit, pasi që nuk kanë respektuar orën policore. “Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë të cilët nuk kanë...

Rebbeca as në karantinë nuk i harron pozat seksi me bikini

Është një nga femrat më seksi dhe më provokative njëherish. Rebecca Chen këtë e ka dëshmuar përmes një fotografie që e ka hedhur në Instagram. Ajo...

Arrestohen shtatë persona në Rahovec, nuk e respektuan orën policore

Shtatë persona janë arrestuar në Rahovec, për mosrespektim të orarit policor. Tre prej tyre janë ndalur nga policia për 48 orë. Raporti i plotë i policisë Rr....

Frika nga koronavirusi/ Në Peru dalin një ditë burrat, një ditë gratë

Autoritetet në Peru kanë marrë disa masa të tjera strikte për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë së koronavirusit dhe një prej tyre...

Pandemia, qeveria dhe buxheti i Kosovës

Faik MIFTARI Në këtë vështrim do të ndalem në efektet e rënduara që do të shkaktojë pandemia e korona virusit buxhetit të Kosovës, të cilin...

ASB ndihmon QKMF në Malishevë me mjete mbrojtëse

Organizata gjermane ASB sot ka sjellë një donacion në mjetet mbrojtëse për personelin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, me qëllim...

Dy Sindikata i drejtojnë kërkesë publike Qeverisë

Dy sindikatat ajo e Shërbimit Civil të Kosovës si dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës i kanë dërguar kryeministrit në detyrë, Albin...

Ministria tregon se si do ta përfitojnë punëtorët shtesën prej 300 euro

Pavarësisht që Ministria e Financave ka vendosur që për punëtorët e terrenit dhe që kanë qenë të ekspozuar direkt me rrezik për infektim me...

Çfarë fshihet pas filmit turk që çmendi gjithë shqiptarët “Mrekullia në qelìnë e 7”?

“Yedinci Kogustaki Mucize” ose në shqip “Mrekullia në qelinë e 7”, është një prodhim turk për të cilin po flasin të gjithë kohët e...

Arrestohen dy persona në Krushë të Madhe

  Dy persona janë arrestuar në Krushë të Madhe të Rahovecit, për mosrespektim të orës policore. “Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjti nuk...

Nga e hëna asnjë i arrestuar në Suharekë për moszbatim të vendimit të Qeverisë për mbrojtje nga pandemia

Në Suharekë asnjë person nuk është arrestuar që nga e hëna e deri më sot, për shkelje të masave të Qeverisë së Kosovës për...

Me 5 prill 1939 u lind mbreti Leka Zogu I

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Prill 2019 “Paris-soir” ka botuar, të enjten e 6 prillit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me lindjen e Leka...

Arrestohet Mytaher Haskuka, nuk e respektoi orën policore

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është arrestuar nga policia, për mosrespektim të orës policore. Arrestimi i tij, është bërë rreth orës 23:00, gjatë kohës sa...

Dy mjekë të Urgjencës në Prizren rezultojnë negativ në COVID-19

Udhëheqës të shërbimit parësor shëndetësor në Prizren, të premten mbrëma, kanë njoftuar se dy mjekë të Urgjencës kanë rezultuar negativë sa i përket infektimit...

BE-ja pritet t’i ndajë 100 miliardë euro, për të lehtësuar efektet ekonomike të shkaktuara nga Covid-19

Bashkimi Evropian po shton ndihmat financiare për të lehtësuar efektet ekonomike të shkaktuara nga bllokimi i pandemisë së Coronavirusit. Komisioni Evropian po kërkon të ndihmojë...

Lajmet e Fundit

Lansohet faqja psiko-edukuese për shëndetin mendor gjatë pandemisë COVID-19

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se sot është lansuar faqja psiko-edukuese për shëndetin mendor gjatë pandemisë COVID-19. Ai ka bërë të...

Komuna e Malishevës më e prekura nga koronavirusi, 44 të infektuar

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë të ditur se pesë raste të reja janë konfirmuar pozitiv me virusin kinez Covid-19. Rastet pozitive janë...

Koronavirusi dhe seksi

Edmond Tupja Kohë shumë të vështira kanë ardhur për njerëzimin, sidomos për shqiptarët që, si tërë popujt e vendeve me diell e det, por sidomos...

Kryeministri irlandez i rikthehet punës si mjek për të ndihmuar gjatë krizës së koronavirusit

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, është rikthyer në praktiken mjekësore dhe do të punojë në një turn gjatë javës, gjatë kohës së koronavirusit, ka...

Prizren, 25 mostrat e anëtarëve të familjes së gruas së infektuar nga Korisha, dalin negativë

Mostrat e anëtarëve të familjes së gruas së infektuar nga Korisha, kanë dalë negativë. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se ky është një...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!