16.5 C
Prizren
E shtunë, 6 Qershor, 2020

Drejtori i shkollës në Malishevë dënohet me burg efektiv dhe me gjobë për marrje ryshfeti

Drejtori i shkollës së mesme në Malishevë “Hamdi Berisha”, Izet Hoti, është dënuar me tetë muaj burg efektiv dhe 1000 euro gjobë, pasi është shpallur fajtor për marrje të ryshfetit.

Aktgjykimi ndaj tij, është shpallur të premten nga Gjykata Themelore në Gjakovë, lidhur me akuzën se Hoti ka kërkuar ryshfet nga menaxheri i restorantit “BIMI2”, Gëzim Kastrati, për organizimin e mbrëmjes së maturës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shaqir Zika, dënimi me gjobë, i akuzuari është obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh, në të kundërtën sipas tij, do t’i zëvendësohet me burgim, në atë mënyrë që për çdo 20 euro, do t’i caktohet një ditë burgim.

Gjithashtu, Hoti është obliguar që të paguajë paushallin gjyqësor në shumë prej 100 euro, si dhe 50 euro për fondin e viktimave të dhunës.

Për shqiptimin e dënimit, gjykatësi Zika ka thënë se janë marrë për bazë të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Ndryshe, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 19 tetor 2018, i akuzuari Hoti ishte deklaruar i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 24 shtator 2018, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Izet Hoti, akuzohet se më 2 maj 2018, si drejtor i shkollës së mesme të lartë “Hamdi Berisha” në Malishevë, ka kërkuar ryshfet në shumë prej 1.500 euro nga menaxheri i restorant “BIMI-2”, Gëzim Kastrati, për organizimin e mbrëmjes së maturës në po këtë restorant.

Në aktakuzë thuhet se oferta reale për karrige ka qenë 11 euro, mirëpo i pandehuri ka kërkuar nga menaxheri që ta ngritë shumën në 13 euro, ashtu që shumën e mbetur ta merr për vete, e që një gjë e tillë është provuar në bazë të dëgjimeve telefonike të kryera nga ana e policisë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë. /Betimipërdrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Grenelli zyrtarisht dorëhiqet nga Dapartamenti i Shtetit

Richard Grenelli edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit. Ai do të mbetet i dërguar i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi. “Sot...

“Censuruesja” e re e filmave Corona – A do të shohim më puthje në ekran?

Si do të dukej filmi “Bashkë me erën”, nëse Clark Gable dhe Vivien Leigh, në rolet e Rhett Butler dhe Scarlett O’Hara, nuk do...

Mali i Zi hap kufirin me Kosovën

Nga e hëna, Mali i Zi do të lejojë hyrjen e qytetarëve të 26 vendeve, në mesin e tyre edhe ata që vijnë nga...

Parma, ekipi që dikur e pushtoi Evropën

Të gjithë e mbajnë mend se si përfundoi. Nga viti 1990 deri në vitin 2004, Parma garoi si një nga skuadrat kryesore të Italisë,...

Barcelona e shqetësuar, ja çka i ndodhi Messit në stërvitje

Sipas medieve në Spanjë, Lionel Messi ka pësuar një lëndim në fund të seancës stërvitore ditën e martë, ku i është nënshtruar menjëherë testeve...

Bordi i përkohshëm i Postës: Ulëm pagat e menaxhmentit, limituam përdorimin e veturave zyrtare

Përmes një komunikate për media Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës ka prezantuar të arriturat për periudhën prill – maj 2020. Sipas kësaj komunikate,...

Prej 4 infeksioneve të reja me COVID-19 në Prizren, dy prej tyre nuk iu dihet burimi infeksionit

Në Prizren edhe sonte janë paraqitur raste të reja me coronavirus. IKSHPK ka njoftuar se nga kjo komunë edhe katër persona kanë rezultuar pozitiv me...

FOTOREPORTAZH: Amerika jashtë kontrollit!

Katër policë u qëlluan në St. Louis, SHBA, natën e shkuar, teksa u mbush java me protesta të dhunshme, pas vdekjes së George Floyd.         Ndërkohë,...

Disa fshatra të regjionit të Prizrenit mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar konsumatorët e saj për një defekt në gypin furnizues fi 400, në fshatin Fortesë të Rahovecit. Përmes një...

Selimi: VV-ja më e fortë se kurrë, s’ka përçarje brenda partisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se kjo është edhe më e fortë...

“Electrum”, monedha e parë në botë

Monedha e parë në botë është monedha “Electrum”, një aliazh prej ari dhe argjendi, e prerë në mbretërinë e Lidisë, e cila ka qenë...

Brescia i ndërpret kontratën Mario Balotellit

Klubi i Brescia-s i ka ndërprerë kontratën Mario Balotellit, pasi sulmuesi nuk u paraqit për asnjë ditë në qëndrën stërvitore, pas rikthimit. “Il Messaggero”dhe “Gazzetta...

Rivitalizmi i rrugës “Marin Barleti” në Prizren mbetet pa afat

Një plan për kthimin e vlerave të qytetit historik të Prizrenit, vitin e kaluar, bëri bashkë shoqërinë civile dhe institucionet vendase e ndërkombëtare dhe...

Ja çfarë ndërhyrje do të bëjë së shpejti moderatorja e sportit

Moderatorja e njohur e sportit Lei Kraja është ndër femrat më seksi dhe më të bukura të ekranit shqiptar. Prej vitesh ajo prezanton emisione sporti...

Mbledhja e Qeverisë në orën 18:00, Kurti e Vitia pastaj publikojnë vendimet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, pas mbledhjes së Qeverisë do të mbajnë sot konferencë për media, ku do të...

COVID-19: Shërohen tetë persona në Prizren

Tetë persona të infektuar me COVID-19, janë shëruar në Prizren. Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu tha se ky është një lajm...

Lajmet e Fundit

“Koronavirusi ka humbur fuqinë”, mjeku italian: Klinikisht nuk ekziston më

Mjekët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pittsburgh thonë se koronavirusi duket se po dobësohet gjithnjë e më shumë. Dr Donald Yealy, kryetar i...

Brescia i ndërpret kontratën Mario Balotellit

Klubi i Brescia-s i ka ndërprerë kontratën Mario Balotellit, pasi sulmuesi nuk u paraqit për asnjë ditë në qëndrën stërvitore, pas rikthimit. “Il Messaggero”dhe “Gazzetta...

Prizren: Arrestohet grupi që merrej me falsifikimin e diplomave shkollore (Video)

Tetë persona që merreshin me falsifikimin e diplomave të shkollës së mesme dhe aftësimit profesional, kanë rënë në duart e autoriteteve të rendit. Prokurori nga...

“Çfarë pamje”, Wanda Nara provokon fansat me postimin e fundit

Wanda Nara nuk mund të mos provokojë. Herë me deklaratat e saj në media, herë me postimet në rrjetet sociale. Në llogarinë e saj...

Kosova nuk bën teste për COVID-19 për ata që udhëtojnë jashtë

Qytetarët e Kosovës që duan të udhëtojnë jashtë vendit dhe u duhet testi nëse janë të sëmurë me sëmundjen COVID-19, nuk mund ta bëjnë...