9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Drita Millaku premton angazhim në zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

Ish-deputetja e Vetëvendosjes Drita Millaku, nuk dyshon se subjekti i saj politik, do të dalë fitues në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas saj, qeveria e ardhshme e Kosovës do të formohet me Albin Kurtin, kryeministër.

“ Zgjedhjet e 6 tetorit janë të rëndësishme sepse tanimë është e ditur se LVV do të jetë subjekti i parë dhe formues i institucioneve të vendit”, tha Millaku për “PrizrenPress”.

“Fitorja e LVV-së do të siguronte shkuarjen në opozitë të PDK-së “

“Shkuarja e PDK-së në opozitë do të ishte një ngjarje historike dhe një çlirim i vërtet i vendit”.

Millaku garon sërish në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ajo kërkon besimin e qytetarëve.

“Gjatë karrierës sime vazhdimisht kam qenë zëri i qytetarëve , fillimisht në Kuvend të Prizrenit për të vazhduar në Kuvendin e Kosovës”.

Millaku premton se nëse zgjedhet deputete, angazhimin e saj do ta fokusojë në dy drejtime.

“Do të angazhohem për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës, sidomos të Komandant “Drinit””.

“Ia kemi borxh vendit që ta zbardhim vrasjen e “Drinit”.

“Po ashtu do të angazhohem në fuqizimin e gruas në vendimmarrje”.

Millaku tha se të gjithë shkatërruesit e ekonomisë së vendin, do të japin llogari kur të formohet Qeveria e Kurtit.

“Personalisht dal ballë hapur para qytetarëve për të kërkuar votën sepse besoj se deri më tash ju kam qëndruar besnike”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një person arrestohet në Prizren pas sulmit fizik ndaj bashkëjetueses

Një person është arrestuar në Prizren. Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht  femrën me të cilën bashkëjeton. “Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa...

“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave. Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë...

Lajmet e Fundit