10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Duda Balje: Si deputete boshnjake e përkrah pa rezervë ligjin për UÇK’në

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, thotë se do ta përkrahë në mënyrë të parezervë ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK’së, shkruan Gazeta Express.

“Sot, unë si deputete e komunitetit boshnjak dhe kryetare e partisë SDU (Unioni Socialdemokrat) parezervë do të përkrahi ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së”, ka shkruar Balje.

“Lufta e Kosovës për liri, rreth 15.000 të vrarë, mbi 20.000 femra të dhunuara, mijëra invalidë, veteranë e dëshmorë duhet të kenë vendin meritor në kuadër të ligjeve të Republikës së Kosovës”, shton ajo.

“Nese edhe ditëve të sotme kemi dilema për vrasjet, dhunimet, tragjeditë që kanë shkaktuar luftërat në hapësirat tona atëherë nuk po e quajmë me emër të djeshmen tonë. Gjithëmon dhe përjetësisht me viktimat e pafajshme! Me respekt, Duda Balje”, ka përfunduar deputetja e Kuvendit të Kosovës.

Më Shumë

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Lajmet e Fundit