10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Dy filma hedhin dritë mbi marrëdhëniet gjinore

Film-The Patience StoneDy filma të pavarur, njëri nga regjisori afgan Atiq Rahimi dhe tjetri nga e para regjisore femër saudite Haifaa al-Mansour hedhin dritë mbi marrëdhëniet gjinore në dy shoqëri tradicionale. Ngjarjet e filmit zhvillohen në një vend imagjinar që i ngjan Afganistanit të shkatërruar nga lufta. Ndërsa ngjarjet e filmit tjetër zhvillohen në Arabinë Saudite. Megjithëse, shumë të ndryshëm nga stili dhe rrjedha e ngjarjeve, të dy filmat përqendrohen tek bota e një gruaje dhe perceptimi i marrëdhënieve gjinore në shoqëritë ku ekzistojnë pabarazitë gjinore.

Gruaja e re në filmin e Atiq Rahimit, “The Patience Stone” (Guri i Durimit), i hap zemrën burrit të saj që ka hyrë në koma, duke folur për vitet e shpëfilljes emocionale

Gruaja sikur gjen qetësi tek fakti që i shoqi nuk përgjigjet dot. Ai shndërrohet në gurin e saj të durimit, një gur legjendar që sipas traditës, ruan sekretet dhe të sjell lehtësim.

“Tregoji për vuajtjet dhe sekretet e tua. Dëgjo cdo gjë. Dhe një ditë guri thërrmohet. Dhe kur të vijë ajo ditë, gjithë dhimbja do të lehetësohet”.

Aktivistja afgane Hossai Wardak thotë se zoti Rahimi sjell një portretizim të saktë të një martese tipike afgane ku dashuria mungon dhe marrëdhëniet familjare në shoqëri ku meshkujt dominojnë, si Afganistani.

“Martesa atje është zakonisht një marrëdhënie ku qëllimi kryesor është lindja e fëmijëve dhe zgjerimi i familjeve dhe për të patur dikë që të kujdeset për ty”.

Ajo thotë se mungesa e komunikimit në shumë martesa me mblesëri, shkakton mungesë lumturie, dhunë në familje dhe dhunë në përgjithësi.

“Pse ka luftra atje? Përse përfunduam në dhunë? Sepse nuk ka ndjeshmëri njerëzore.”

“Kur mamaja jote pa që nuk po mbetesha shtatzënë, ajo të tha që të merrje një grua të dytë”.

Në filmin e saj, Wadjda, sauditja Haifaa al-Mansour po ashtu ekspozon tabutë gjinore.

Filmi ka në qendër 10 vjeçaren Wadjda, që ëndërron për të blerë një biçikletë, pavarësisht se normat shoqërore nuk e pranojnë një gjë të tillë. Filmi e tregon atë ndërsa harton planin për të blerë biçikletën, ndërsa mamaja e saj është duke u braktisur nga i shoqi sepse nuk po lind djalë, dhe ai mendon të marrë një grua tjetër.

“Ai ishte i pari burrë në jetën time dhe shpresoj të jetë i fundit. Mos ke merak: Ai kurrë nuk do të ma plaste zemrën, duke marrë një grua të dytë”.

Si regjisorja e parë femër në vendin e saj, Haifaa al-Mansour po hap rrugën e kinematografisë për gra të tjera saudite.

“Shumë udhëheqës fetarë po analizojnë letërsinë dhe po bëhen më tolerantë ndaj grave përsa i takon punës në ambjente të përziera. Prandaj mendoj se ka një ndryshim të madh mes Arabisë Saudite dhe vendeve si Pakistani dhe Afganistani”.

“Nuk dua t’ia shesësh bicikletën dikujt tjetër. Të bëra një disk me muzikë meqë u bëmë miq”.

Arabia Saudite ka përzgjedhur filmin “Wadjda” si konkuruesin e parë nga ai vend për çmimet Oscarin në zheanrin e filmave të huaj.

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit