21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Dy të arrestuar në Suharekë

Në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, të dielën, janë arrestuar dy të dyshuar për mosrespektim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për kufizim të lëvizjes me qëllim të mbrojtjes nga koronavirusi.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.Sipas raportit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të dielën ka ndodhur edhe një raportim në Stacionin Policor për dëmtim prone.Sipas raportit 24 orësh të Policisë, një ankues nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekës. ka raportuar se një i panjohur ka depërtuar me forcë në brendinë e objektit.Nuk raportohet për vlera të dëmit, ndërsa rasti thuhet se vazhdon të hetohet. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kosova mposht Armeninë

 Franco Foda ka debutuar me fitore në krye të bankinës së Kombëtares së Kosovës. Dardanët mundën në udhëtim Armeninë, me rezultat 0-1, të enjten në...

Aksion i policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, dje ka arrestuar personat e...

Lajmet e Fundit