11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Dy të dyshuar për vjedhje të televizorit në Prizren,pajtohen të negociojnë marrëveshjen për pranimin e fajësisë

Dy të akuzuarit për vjedhje të rëndë, U.K. dhe Sh. E., kanë pranuar të hyjnë në negocim të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Prokurori i rastit, Fatos Ajvazi, në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prizren, ka propozuar hyrjen në negocim të kësaj marrëveshje, pasi sipas tij, dy të akuzuarit kanë shprehur gatishmëri.

Prokurori për këtë arsye, ka kërkuar që seanca e së enjtes të shtyhet për një ditë tjetër, për tu mundësuar negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët, Blend Gjini dhe Labinot Elshani, nuk e kanë kundërshtuar një propozim të tillë të prokurorit për hyrjen në negocim të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, për dy klientët e tyre.

Gjykatësi i çështjes, Mehmet Ndrecaj, ka marr aktvendim që seanca e së enjtes të shtyhet për një ditë tjetër, varësisht nga epilogu i negocimit të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj U. K.dhe Sh. E, të cilët i akuzon se më 20 tetor 2014, gjatë kohës së mesnatës në rrugën “Azem Bejta” në Prizren, duke e hapur derën e lokalit të të dëmtuarit D. G., hyjnë dhe nga aty marrin një televizor të vjetër në vlerë prej 80 euro, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime, ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, nga neni 327.par.1.lidhur me par.31.të KPRK-së./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit

Në Lubizhdë të Hasit, të premten është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Familjarë të dëshmorëve...

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit