4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Dy të vdekur nga COVID-19, njëri nga Prizreni

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar dy të vdekur e 43 raste të reja.

Gjithashtu, janë shëruar 123 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali i Prizrenit). Numri total i rasteve pozitive është 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes”, njofton IKSHPK-ja.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.359.

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club...

Lajmet e Fundit