11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë, 104 raste të reja

Dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar 104 raste të reja pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se të premten janë regjistruar rekord teste, prej 889 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 42 pacientë.

Sa i përket ndarjes në komuna, rastet pozitive janë nga: Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime.

Numri total i rasteve pozitive të regjistruara deri tash në Kosovë është 16 mijë e 606. 652 persona kanë humbur betejën me virusin, ndërsa numri i rasteve aktive është 1393.

Më Shumë

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit