11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

‘E diela e vajtimit’/ Papa Françesku: Sot lutje dhe lot për njerëzimin

Me një bilanc tragjik nga përhapja e koronavirusit në botë, Papa Françesku e cilësoi këtë të diel, si “të dielën e lotëve”. 

Ati i Shenjtë, theksoi disa nga vuajtjet që po kalojnë njerëzit aktualisht, duke filluar nga personat e shtruar në spital deri në pamundësinë për t’u ushqyer.

“Mendoj për kaq shumë njerëz që derdhin lot, të izoluar, në karantinë, të moshuar vetëm, të shtruar në spital, njerëz në terapi intensive, prindër që shohin se nuk ka rrogë dhe nuk kanë mundësi që t’u japin fëmijëve për të ngrënë”, – tha Papa, në meshën që po transmetohej në “Santa Marta”.

Dy ditë më parë, Papa Françesku mbajti lutjen e jashtëzakonshme në sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit, duke i thirrur Zotit, për zhdukjen e pandemisë.

Më Shumë

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Zafir Berisha: Lubizhda e Hasit ishte mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Lubizhdë të Hasit “Sot, 25 vite më parë (12 prill 1999)...

Lajmet e Fundit