13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

“E diela me Bekim Fehmiun” çdo të diele në KTV gjatë dy muajve

“E diela me Bekim Fehmiun” është aktivitet i ri në kuadër të festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, i cili realizohet në Kosovë në një format të rrallë të prezantimit të punës dhe krijimtarisë së aktorit të famshëm shqiptar, Bekim Fehmiu.

Ky aktivitet i dizajnuar për një publikë të gjerë, për dy muaj rresht, çdo të diele në KTV, prej orës 20:00, do të shfaqë gjithsej 8 filma në të cilët paraqitet aktori i fashmshëm Bekim Fehmiu. Kjo seri e filmave të aktorit Bekim Fehmiu do të nisë me datë 20.10.2019 për të vazhduar deri më 08.12.2019. Ky aktivitet synon që përmes transmetimit të filmave të Bekim Fehmiut në KTV të arrijë një numër të madh të audiencës së re, të cilët nuk kanë pasur mundësi t’i shohin filmat e Bekim Fehmiu. Çdo e diel mbrëma, në këtë periudhë të caktuar, do të jetë e rezervuar vetëm për Bekim Fehmiun.

Filmat që do të prezentohen/shfaqen në kuadër të formatit “E diela me Bekim Fehmiun” janë:

– “Mbledhësit e Puplave” (Skuplja?i perja) – do nis këtë seri me datë 20.10.2019, prej orës 20:00h

– ”Gjethet janë të gjëra” (Široko je liš?e) – do të shfaqet më 27.10.2019, prej orës 20:00h

– “Mos të përmendet shkaku i vdekjes” (Uzrok smrti ne pominjati) – do të shfaqet më 03.11.2019, prej orës 20:00h

– “Të ja dalësh para muzgut” (Sti?i pre svitanja) – do të shfaqet më 10.11.2019, prej orës 20:00h

– “Tufa” (Roj) – do të shfaqet më 17.11.2019, prej orës 20:00h

– “Kush gjuan, do t’i hapet” (Ko puca otvori?e mu se) – do të shfaqet më 24.11.2019, prej orës 20:00h

– “Vajza” (Devojka) – do të shfaqet më 01.12.2019, prej orës 20:00h

– “Sasha” (Saša) – do përmbyllë këtë seri të filmave me datë 08.12.2019, prej orës 20:00h

Festivali “Mirëdita, Dobar dan!” është iniciativë unike që kontribuon në dialogun dhe shkëmbimin kulturor në mes Kosovës dhe Serbisë, më qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve sociale, politike dhe kulturore në mes dy shoqërive. Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, që është simbol i të kaluarës së përbashkët, përmes të cilës, me të gjitha sfidat, të arriturat dhe keqkuptimet, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e këtij eventi. Synimi i organizatorëve është që ky festival të vazhdojë të organizohet në mënyrë tradicionale, duke kontribuar në vazhdimësi në vendosjen e paqes së përhershme dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“E diela me Bekim Fehmiun” organizohet në kuadër të Festivalit “Mirëdita, dobar dan!” në Kosovë. Festivali “Mirëdita, dobar dan!” fuqizohet nga Integra (Kosovë) në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (Kosovë), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), Iniciativat Qytetare (Serbi), Fondacioni për Shoqëri të Hapur (Serbi), Rockefeller Brothers Fund, Ministria e Kulturës në Kosovë, Kohavision (KTV).

Më Shumë

Lajmet e Fundit