7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Edhe Kryesia Qendrore e LDK-së kundër Eqës

Eqrem KryeziuKryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren Eqrem Kryeziu do të largohet nga drejtimi i kësaj dege menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale. Një anëtar i Kryesisë së LDK-së i ka thënë Gazetës Blic në kushte anonimiteti ka thënë se kjo tashmë është punë e kryer.

“Nëse Kryeziu nuk jep dorëheqje ai do të shkarkohet pas mbajtjes së zgjedhjeve, për faktin se ai ka dështuar që t’i fitoj zgjedhjet dhe nuk ka arritur që ta drejtoj ashtu si duhet këtë degë të partisë”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, ditë më parë Gazeta Blic ka raportuar se edhe shumë anëtarë të Kryesisë së Degës së LDK-së, në Prizren janë shprehur të pakënaqur me Eqrem Kryeziun, por kanë marrë “urdhra” nga lartë që mos të bëjnë zhurmë derisa të përfundojnë zgjedhjet nacionale.

Ndërkaq, vetë Eqrem Kryeziu nuk ka pranuar që të komentojë në lidhje me shkarkimin e mundshëm të tij. Ai ka thënë se nuk i komenton shkrimet e medieve të cilët thirrën në anonimitet.

“Ka një problem këtu: Ju operoni me anonimë. Në qoftë se mendoni se unë hyj në debat me maska, atëherë ju them se kjo nuk mund të bëhet”, ka thënë Kryeziu kur i është kërkuar që të komentojë kërkesat për largimin, gjegjësisht shkarkimin e tij nga Kryesia e Degës së LDK-së.

Ndërkohë, njëri prej asamblesitëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, i ka thënë gazetës Blic, se tashmë shumica e kryesisë së kësaj partie në këtë degë është pajtuar për një kandidat të përbashkët, i cili do ta pasojë Kryeziun.

“Do ta kemi kandidatë për kryetar dege, një njeri i cili do të jetë i pranueshëm nga të gjitha nëndegët. Tashmë e kemi edhe emrin e tij, por s’do ta publikojmë deri në përfundim të zgjedhjeve nacionale”, ka thënë ky asamblesit i LDK-së.

Zyrtarisht askush nga kryesia e LDK-së nuk ka pranuar të flasë. Gazeta ka provuar që të kontaktojë me Vjosa Osmanin, Ismet Beqrin dhe Haki Rugovën, por asnjëri prej tyre nuk ka shprehur gatishmëri që të flasë në lidhje me këtë çështje.

Ndryshe, Eqrem Kryeziu në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidati i LDK-së për kryetar i komunës së Prizrenit, por që ishte mundur nga kandidati i PDK-së Ramadan Muja. Problemet në këtë degë të LDK-së kanë filluar edhe para zgjedhjeve lokale, mirëpo zërat për largimin e Kryeziut u shtuan sidomos pas zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Më Shumë

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

Lajmet e Fundit