Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pensioneve për muajin gusht, transmeton Klan Kosova.
Nga MF thonë se duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë është bërë ekzekutimi i pensioneve për muajin gusht për të gjitha kategoritë pensionale si dhe kategoritë tjera sociale.