Gjatë protestës së punëtorëve të Telekomit, është bërë njoftimi se Bori i Telekomit ka marrë vendim për shkëputje të kontratës me Z- Mobile, transmeton KOHA.
Gjatë protestës, kryetari i sindikatës se PTK-së Lahmi Balaj, bashkë me kryeshefin ekzekutiv të Bordit Bedri Istrefi kanë njoftuar se është marrë vendimi për shkëputjen e kontratës me Z-Mobile.
Sipas Istrefit shkëputja e kontratës hyn në fuqi më 30 korrik.
Punëtorët e Telekomit me protestë kundërshtojnë vazhdimin e kontratës me Z-Mobile
Qindra punëtorë të Telekomit të Kosovës kanë protestuar sot para Postës së madhe duke kërkuar ndalimin e kontratës së sja em Z –Mobile, sipas tyre, është e dëmshme, raporton Koha Ditore.
Kryetari i sindikatës Lahmi Balaj ka thënë se kontrata me Z-Mobile është kontratë korruptive dhe e dëmshme për Telekomin e Kosovës.
“Në kundërshtim të kësaj kontrate ne kemi përgatitur dhe kemi nënshkruar peticionin. Në të kemi treguar për dëmet e 200 milionëve që Telekomi i ka pësuar nga kontrata me Z-mobile. Nga të gjitha institucionet kemi kërkuar që kjo kontratë të mos vazhdohet”,ka deklaruar Balaj.
Rashit Gashi u ka kërkuar punëtorëve te telekomit që të vazhdojnë me protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Ju inkurajojmë të vazhdoni rrugën tuaj të drejtë mos lejoni në asnjë formë të ju gjejë ajo çfarë na gjeti neve”,ka thënë Gashi.