31 C
Prizren
E enjte, 2 Korrik, 2020

Ekskluzive / Betoni i zuri gjysmën e trupit Klement Çupit, qëndroi 15 orë nën rrënoja

Jetët e humbura dhe pasojat shkatërrimtare të këtij tërmeti do të mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve. Por mbi të gjitha do të kujtohen imazhet e viktimave, thirrja e tyre për ndihmë, dhe historitë e tyre.

Të tillë personazhe ishin me 10-tra në këtë histori. Ajo që përçoi dhimbjen më të madhe në publik dhe mes atyre që e punuan në teren ishte historia e Klement Çupit. Djalit të ri që qëndroi mbi 15 orë nën rrënoja dhe fatkeqësisht nuk mbijetoi.

Që në orët e para të mëngjesit Klementi thirri për ndihmë dhe u lokalizua nën gërmadha. Lajmi që ai ishte gjallë solli gëzim të madh. Të afërmit e tij filluan të tregojnë historinë e këtij djali. Në fakt Klementi ishte emigrant në Angli ku jetonte me të fejuarën e tij.

Ai kishte ardhur vetëm dy ditë më parë në Thumanë për fejesën e vëllai të vogël Nikolinit. Edhe ky i fundit jetonte si emigrant në Greqi.

“Të dy çunat kanë qenë emigrantë, njëri në Greqi e tjetri në Angli, janë bashkuar parmbrëmë, kanë ardhur dhe i zuri tërmeti brenda”, tregon Zaim Çupi, xhaxhai i Klement Çupit.

Një grup i forcave Renea, zjarrfikës dhe të forcave të sigurisë së Kosovës qëndronte vazhdimisht pranë këtij djali. Gjendja e tij dukej e mirë. Klementi ndodhej mbi krevatin e tij, ashtu siç kishte qenë duke fjetur gjatë natës. Me shembjen e pallatit ai kishte zbritur disa kate me poshtë. Këmbët e tij ishin të ngecura nën disa kollona betoni. Ndërsa pjesën e sipërme të trupit dhe duart i kishte të lira.

Për fat, aty ku kishte rënë koka e krevatit, ishte dritarja e katit të parë të godinës. Kjo shërbente si hapësirë për të marrë ajër, për të komunikuar dhe për ti dhënë atij ujë dhe ushqim.

Nga komunikimi që bënte me njerëzit, Klementi dukej mirë. Ai kishte kërkuar nga familjarët një cigare, ujë dhe pak ushqim. Të gjithë kishin shpresë se ai do të dilte që aty pa ndonjë rrezik të madh. Por mbi vendin ku ndodhej Klementi qëndronin pezull disa panele betoni të cilat rrezikonin të shembeshin. Ato mbështeteshin mbi njëra – tjetrën deri tek kullona që i kishte kapur këmbët Klementit. Nëse lëvizeshin kullona rrezikonte që e gjithë pjesa tjetër sipër të shembej. Kjo do të ishte fatale për të riun nën gërmadha. Ndërhyrja nga poshtë ishte pothuajse e pamundur. Kaluan disa orë dhe situata nuk po bëhej më mirë.

Ndërkohë pjesa tjetër e familjes, babai i tij Hajredini dhe nëna Lute Çupi nuk kishin asnjë shenjë jete nën gërmadha. Vetëm vëllai i tij vogël, Nikolini kishte mundur që të shpëtojë dhe ishte jashtë rrezikut për jetën në spital.

- Advertisement -

Më Shumë

Rahovec: Bie nga një lartësi rreth tri metra, lëndohet punëtori i ndërtimit

Një punëtor në Hoqë të Vogël të Rahovecit dje derisa ishte duke punuar në një firmë të ndërtimit kishte rënë nga një lartësi rreth...

Qeveria kërkon përshpejtimin e procesit për tërheqjen e 10 për qind të kontributeve nga Trusti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe TRUST-i që të përshpejtojnë nismën që qytetarëve t’u mundësohet tërheqje e...

Prizren, një grua goditet nga vetura

Një grua ka marrë lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë në rrugën "Ekrem Rexha" në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur...

COVID-19 në Kosovë, 1.250 raste aktive dhe 1.577 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 2.878, nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin...

Arthur Melo mbërrin në Torino për të kryer vizitat mjekësore (Video)

Tashmë është thuajse e kryer. Arthur Melo ka mbërritur në Torino për të kryer vizitat mjekësore te Juventus. Orët e vona të mbrëmjes së djeshme...

Peng i prokurimit, 15 fshatra të Dragashit që pesë vjet pa ujë të pijshëm

Banorët e 15 fshatrave të Komunës së Dragashit po vazhdojnë të kenë sfidë furnizimin me ujë të pijshëm. Përkundër që ka pesë vjet që...

Pse u quajt rezidenca e presidentëve ‘Shtëpia e Bardhë’?

Çdo kush ka kuriozitetin të dijë se përse rezidenca e Presidentëve të Amerikës quhet Shtëpia e Bardhë. Ajo lidhet me zjarrin që i vunë britanikët...

Dragash: Dënohet me gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për përdorim të paautorizuar të narkotikëve

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, e ka dënuar me 500 euro gjobë, të akuzuarin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, Jasin Abudllahu. Aktgjykimin...

Prizren: Punime në lagjen “Arbanë”, mbyllet për qarkullim rruga “Transiti”

Komuna e Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se të hënën do të fillojnë punimet për “Ndërtimin e infrastrukturës rrugore në lagjen...

Ekspertët në SHBA: 20 milionë persona të infektuar, bëni kujdes sepse…

Së paku 20 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara mund të jenë infektuar me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, thanë zyrtarët shëndetësorë. Qendra për...

Në Prizren realizohet projekti “Auto-Kamp”, i pari në Kosovë (Foto)

Komuna e Prizrenit, pas realizimit të projekteve të ndryshme për pasurimin e ofertave turistike në Prizren, si kajaku, çiklizmi malor, paragllajdi, via-ferrata, shtigjet e...

Ndërron jetë veprimtari i kulturës dhe arsimit, Nikollë Kërhanaj

Ditën e sotme (27 qershor) ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare, shkrimtari, Nikollë Kërhanaj, shkruan GazetaBlic. Kërhanaj u lind në Zym të Hasit më...

Voto 4 Ermina-Lekaj Perljaskaj

Seremb Gjergji  Voto një shqiptare e cila ka parime, cilësi dhe dituri, por mbi të gjitha, drejtësi dhe fuqinë për t’i realizuar projekte që i...

Pavarësisht pandemisë COVID-19, pushuesit nga Kosova dynden drejt plazheve të Shqipërisë

Temperaturat e larta janë shoqëruar me një trafik të ngarkuar në rrugë dhe dyndje të njerëzve në bregdet këtë fundjavë të fundit të qershorit. Plazhet...

Prizren: I mituri godet me motoçikletë fëmijën 10-vjeçar

Një i mitur mbrëmë ka goditur me motoçikletë një fëmijë 10 vjeç në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy...

Prizren: Arkëtari i bankës “NLB” dënohet me gjobë për keqpërdorim detyre

Arkëtari kryesor në filialin e bankës “NLB” me seli në Prizren, Adnan Bajrami është dënuar me 600 euro gjobë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Aktgjykimi...

Lajmet e Fundit

Emrat e 46 zëvendësministrave të Qeverisë Hoti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka nisur t’i përngjajë përbërjes së Qeverisë së dikurshme të Ramush Haradinajt, për nga emërimi i zëvendësministrave. LDK-ja...

Voto 4 Ermina-Lekaj Perljaskaj

Seremb Gjergji  Voto një shqiptare e cila ka parime, cilësi dhe dituri, por mbi të gjitha, drejtësi dhe fuqinë për t’i realizuar projekte që i...

Muharremaj: Në Suharekë vetëm 12 raste aktive me COVID-19, u importuan nga Universiteti i Prizrenit

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka treguar se në këtë komunë janë 12 raste aktive me coronavirus. Muharremaj në RTV Dukagjini ka thënë se këto...

Rahovec, e infektuara me COVID-19 shetitet nëpër qytet

Përkundër thirrjeve dhe vendimeve të shumta për kujdes gjatë pandemisë COVID-19, jo të gjithë po i respektojnë ato. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka...

Peng i prokurimit, 15 fshatra të Dragashit që pesë vjet pa ujë të pijshëm

Banorët e 15 fshatrave të Komunës së Dragashit po vazhdojnë të kenë sfidë furnizimin me ujë të pijshëm. Përkundër që ka pesë vjet që...