7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kërkojnë që princi saudit të hetohet për hakimin e telefonit të Bezosit

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, kanë kërkuar që princi saudit të hetohet për hakimin e telefonit të Jeff Bezos, miliarderit amerikan.

Ata kanë bërë thirrje që Mohamed bin Selman, të hetohet për sulme direkte dhe të vazhdueshme ndaj personave të caktuar. Një mesazh nga numri i telefonit që përdor princi, është përfshirë në vjedhjen e të dhënave nga telefoni i Bezosit.

Ambasada Saudite në SHBA, ka mohuar raportimin, duke e quajtur si absurd. Por, ekspertët e Kombeve të Bashkuara, kanë bërë thirrje për hetime në lidhje me përfshirjen e mundshme të princit, transmeton KTV.

Marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Bezosit, pronarit të gazetës “Washington Post”, janë përkeqësuar kur Jamal Kashoggi, kritik i Qeverisë saudite dhe gazetar i “Washington Postit”, u masakrua në Konsullatën Saudite në Stamboll gjatë vitit 2018.

Më Shumë

Lajmet e Fundit