13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ekspertët shëndetësor të BB-së vizituan Rahovecin

Ekspertet e BB-rahovecZyrtarët e komunës së Rahovecit kanë pritur ekspertë të Bankës Botërore për çështje të shëndetit publik. Ata biseduan rreth problemeve me të cilat po përballet shëndetësia në këtë komunë, si dhe mundësitë e gjetjes së një zgjidhjeje më të mirë për shumë probleme ekzistuese.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Florije Boshnjaku, ka informuar ekspertët rreth gjendjes së rëndë në shëndetësi, mungesën e barërave esenciale, si dhe mungesën e pajisjeve mjekësore për trajtimin e personave në dializë. Boshnjaku foli edhe rreth mundësisë së hapjes së një reparti për dializë, ku do të merrnin shërbime pacientët e Rahovecit e të Malishevës, rreth 70 sosh.

Ndërkaq, drejtori i QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, Dr. Agim Kadiri, potencoi nevojën e zgjerimit të shërbimit specialistik, gjë që do të ulte koston e shërbimeve dhe do të ndikonte në ruajtjen e buxhetit të pacientëve tanë. Po ashtu dr. Kadiri foli edhe për mungesën e negativëve në sektorin e Rëntgenit, mungesën e reagensëve në laborator, si dhe mungesa të tjera që e bëjnë të pamundur një shërbim sa më cilësor për pacientët e komunës së Rahovecit.

Ekspertët e Bankës Botërore u interesuan rreth mundësive reale që ka komuna e Rahovecit për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, sigurimin e obliguar shëndetësor, si dhe blerjen e shërbimeve shëndetësore, që do të zbatoheshin pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligjin për shëndetësinë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Lajmet e Fundit