11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ekzekutohen pagesat për skemat pensionale dhe sociale

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se sot, Thesari i Kosovës ka ekzekutuar pagesën e të gjitha skemave pensionale dhe sociale për mbi 310 mijë përfitues, disa ditë para kohës se rregullt, për shkak të situatës së pandemisë dhe për shkak të festës së Bajramit të Madh.

“Luten përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore: – Të shfrytëzoni makinat automatike për tërheqje (bankomate) dhe të mos bëjnë tërheqje te menjëhershme, pasi që mund të krijojnë radhë të panevojshme dhe rrezikojnë shëndetin e tyre. – Tërheqja e mjeteve të bëhet në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e ‘corona virusit’, apo – Të përdorni pagesa me kartele bankare pa kosto shtese (jo tërheqje të parasë së gatshme)”.

“Me këtë rast ritheksojmë se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil, degët bankare janë të furnizuara mirë me para të gatshme si dhe mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta”, është bërë me dije në njoftimin e kësaj ministrie.

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Lajmet e Fundit