1 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2020

Ekzekutohet me silenciator pronari i kazinove, plagoset e dashura

Tirane-ekzekutohet me silenciatorNjë 36-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së premtes pas një atentati në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

Gazetarja Aurora Koromani raportoi nga vendngjarja se dy persona të panjohur të cilët udhëtonin me motorr dhe skafandra i kanë zënë pritë shtetasit Elidon Lafeta, teksa ai po futej me makinë në banesë, ndërkohë që e plagosur ka mbetur dhe e dashura e tij.

I riu është ekzekutuar me dy plumba, të marra në kokë dhe shpatull, ndërkohë e reja ka marrë një plumb në këmbë. 36-vjecari ka humbur jetën në vend, ndërsa bashkëshoqëruesja e tij është dërguar nga forcat e policisë në Spitalin Ushtarak ku u bë e ditur se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

Të afërmit e viktimës, mberriten ne vendgjarje dhe çanë kordonin e policisë, e cila kishte rrethuar skenën e krimit, teksa vajtonin dhe klithnin mbi kufomën e 36-vjecarit. Një auto-ambulancë shoqëroi kufomën në morgun e spitalit, ndërkohë që policia mori automjetin e viktimës me targa belge të personalizuara.

Nga hetimet paraprake mësohet se 36-vjecari ka jetuar jashtë shtetit, ndërkohë policia bën me dije se vrasja e tij ka lidhje me të kaluarën e viktimës. Të njëjta burime konfirmojnë se Elidon Lafeta i cili kishte në pronësi biznese lojërash fati dhe pika basti jo vetëm në Shqipëri, por dhe ne vende te tjera te Europes kishte ndërruar gjeneralitetet e tij për shkak të kaluarës së tij, por ai nuk i ka shpëtuar dy autorëve të cilët pasi kanë kryer krimin janë larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur me motorr.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që dëshmia e së dashurës së 36-vjecarit do të jetë shumë me rëndësi për zbardhjen e krimit. Vajza e cila shoqëronte 36-vjecarin mësohet të jetë një 20-vjecare nga Elbasani.

Hetimet/Vajza: Pashë dy persona me skafandra

20-vjecarja, nga Elbasani e dashura e Elidon Lafetës, e shtruar në Spitalin Ushtarak pas plagosjes në këmbë ka rrëfyer para policisë se ka parë dy persona me motorr dhe skafandra në kokë që ka qëlluar në drejtim të tyre.

Nga hetimet paraprake mësohet se 36-vjecari Elidon Lafeta nga Iballa e Pukës banues në Tiranë ka jetuar jashtë shtetit, ndërkohë policia bën me dije se vrasja e tij ka lidhje me të kaluarën e viktimës. Të njëjta burime konfirmojnë se Elidon Safeta i cili kishte në pronësi biznese lojërash fati dhe pika basti jo vetëm në Shqipëri, por dhe ne vende te tjera te Europes kishte ndërruar gjeneralitetet e tij për shkak të kaluarës së tij. Ndërkohë, viktima sipas policisë ishte i përfshirë dhe në një plagosje./bw/

- Advertisement -

Më Shumë

Barnatoret do të punojnë me orar të ri

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që barnatoret e licencuara në Kosovë të punojnë prej orës 06:00-17:00. Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të...

Ushtarët turq i ndihmojnë të moshuarit në kohën e izolimit

Ushtarët turq kanë ofruar ndihmë për personat e moshuar pasi ata nuk kanë të drejtë të largohen nga shtëpitë si pjesë e masave për...

Theret me thikë një person në Prizren

Një person është therë me thikë në Prizren. Ai ka pësuar lëndime trupore. “Është arrestuar i dyshuari , pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte...

Cannavaro e ngacmon, Pirlo: Unë te Juventusi? Mua po më pret Barcelona!

Andrea Pirlo dhe Paolo Cannavaro kanë argëtuar tifozët në një bisedë “live” që ata kanë bërë së bashku në “Instagram”. Fituesi i “Topit të Artë”...

Arrestohen dy persona në Mazrek të Hasit, nuk respektuan orën policore

Dy persona janë arrestuar në fshatin Mazrek të Hasit, pasi që nuk kanë respektuar orën policore. “Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë të cilët nuk kanë...

Borë pranvere në Shkodër, probleme në Kukës dhe Dibër

Prej mbrëmjes së djeshme i gjithë territori  i Shqipërisë është përfshirë nga një mot i ftohtë me reshje shiu dhe në zonat malore dëborë. Dëbora...

Atalanta-Valencia, bomba biologjike që solli shpërthimin e pandemisë

Shkenctarë të njohur kanë deklaruar sot me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika...

Pako Emergjente: Qeveria do t’i transferojë paratë në llogari të punëtorëve, jo të shefave

Këtë javë, Qeveria e Kosovës miratoi pakon emergjente përmes të cilës përfshihet mbështetja financiare për bizneset në Kosovë. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve,...

Edhe një infermiere e prekur me Covid-19 në Kosovë

Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 125 persona ku 44 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive...

Nuk respektuan vendimet e Qeverisë, policia arreston dy persona në Rahovec

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës në Rahovec, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë...

Shërohet edhe personi dytë nga Malisheva, i prekur me COVID-19

Bazuar në raportet dhe kontaktet e rregullta me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sonte në ora 21:02, përmes postës elektronike, është konfirmuar...

Në këtë ditë fillon Ramazani, kaq orë do të agjëroni

Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit. Bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 24 prill, shkruan Insajderi. Të gjithë...

Pas miratimit të Pakos Emergjente Fiskale, kompania vendore vendos që vet t’ua paguaj punëtorëve detyrimet financiare

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, qeveria në detyrë ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit...

Reshje shiu e bore në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Sipas njoftimit për media, dita e...

Vuhan fillon të dalë nga izolimi

Qyteti i Kinës Vuhan, ku koronavirusi është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, është rihapur pjesërisht, pas më shumë...

Dr Fauci: Koronavirusi mund të vrasë deri në 200 mijë amerikanë

Pandemia e koronavirusit mund të vrasë deri në 200 mijë amerikanë dhe me miliona tjerë mund të infektohen, ka paralajmëruar eksperti kryesor i qeverisë...

Lajmet e Fundit

Kryetari i Malishevës: Nga 39 të prekur me COVID-19, dy janë shëruar (VIDEO)

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë të ditur se nga 39 raste sa kanë qenë të infektuara me pandeminë COVID-19, dy...

Quni: Një pjesëtar i FSK-së me mision jashtë vendit është infektuar me COVID-19

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka thënë se asnjë pjesëtarë i FSK-së në Kosovë nuk rezulton i prekur me COVID-19. Megjithatë Quni, në...

Fshati Korishë i Prizrenit futet në karantinë

Pas tri rasteve pozitive me Covid-19 në Prizren, dy prej të cilave ishin nga fshati Korishë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që ky...

Qeveria Kurti emëron deputetin Artan Abrashi në komisionin qeveritar

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen elektronike sot ka emëruar Artan Abrashin anëtar të komisionit qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të...

Pandemia, qeveria dhe buxheti i Kosovës

Faik MIFTARI Në këtë vështrim do të ndalem në efektet e rënduara që do të shkaktojë pandemia e korona virusit buxhetit të Kosovës, të cilin...