9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Elton Deda thotë se muzika në Festivalin e RTSH-së ishte playback

Edhe pse tashmë kanë kaluar javë që nga Festivali i Këngës në RTSH, komentet dhe kritikat vijojnë të jenë të shumta.

Vëmendjen këtë herë e ka tërhequr një deklaratë e kompozitorit të njohur, Elton Deda.Deda ka komentuar përshtypjet e tij mbi organizimin dhe këngët e festivalit.

Ai nuk i ka kursyer komplimentat për dy këngët protagoniste të këtij edicioni, “Shaj” dhe “Me tana”.Por fjalë kritike ka rezervuar për detaje të tjera si muzika, duatrokitjet playback apo të qeshurat, duke i quajtur qesharake.

“Muzikë e shtuar me playback, të qeshura me playback, duartrokitje me playback”, u shpreh Eltoni duke e quajtur këtë gjë të dalë mode, shkruan Blitz.al.

Deda ka vlerësuar orkestrën e festivalit duke e konsideruar element mjaft të rëndësishëm të një festivali të përmasave të tilla dhe vlerë kombëtare.

Më Shumë

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Lajmet e Fundit