8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Enrico Pieranunzi risjell muzikën e filmave të Felinit me ritmet jazz

Enrico PieranunziEnrico Pieranunzi, një nga protagonistët më të njohur dhe më të vlerësuar të jazzit ndërkombëtar si dhe kompozitor i disa filmave te Felinit vjen në Tiranë për të interpretuar për publikun shqiptar për herë të parë muzikën e tij.

Në repertorin tij ofrohet muzikë e perzgjedhur nga Nino Rota, Domenico Scarlatti dhe nga vetë Pieranunzi. Pianist, njihet si interpretues i muzikës jazz, kultivuar gjithmonë edhe me muzikën klasike, duke e interpretuar atë në mënyrë personale.

“Ky vit është cilësuar si homazh për regjisorin e famshëm italian Ferderiko Felinin, kështu që dhe unë me muzikën time jam munduar që të transmetoj tingujt e katër filmave në një kompozim ëe posaçëm. Në diskografinë time të pasur bien në sy “Fellinijazz”, kushtuar tërësisht muzikës së filmave të regjisorit të madh, si dhe “Plays Scarlatti”, homazh ndaj kompozitorit të madh barok. Muzikë të cilën e kam përçuar edhe në skenat e të gjithë botës, edhe në të famshmin “Village Vanguard” të Nju Jork-ut”, tha Pieranunzi, transmeton abcnews.

Lidhur me muzën e tij frymëzuese muzikën jazz, ai e cilëson si ndjeshmëri e shpirtit dhe muzika e ritmit të jetës.

“Muzika jaz sot ka marrë përmasa të ndryshme, duket sikur provohet nga të gjithë dhe është ndikuar edhe nga ritmet e tjera nga folk, tango, muzika spanjolle si dhe aplikohet shumë edhe në diskoteka si diçka më komerciale. Por jazzi që unë interpretoj është një gjë tjetër influencuar nga melodia e jazit të pastër ndërthurur me klasiken. Për mua jazzi mbetet muzika e jetës dhe vitalitet. Të jep shumë mundësi improvizimi, si problem është publiku, i cili e shijon ku vazhdon të mbetet disi elitar. Por ne te vertet jazi mund të përqafohet nga të gjithë, pasi është një muzikë e drejtpërdrejtë”.

Kompozitori dhe orkestruesi italian Pieranunzi është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.

Më Shumë

Lajmet e Fundit