1 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2020

Eposi i Kreshnikëve përplas Shqipërinë dhe Kosovën për aplikimin në UNESCO

Eposi kreshnikeveEposi i Kreshnikëve është kthyer zyrtarisht në mollë sherri mes Ministrisë së Kulturës në Tiranë dhe asaj në Prishtinë. Kjo e fundit e ka bërë fakt të kryer që aplikimin do ta bëjë vetë, dje me një deklaratë zyrtare! Kështu, duket se përgatitja e dosjes për të aplikuar në UNESCO, në mënyrë që kjo pjesë e Trashëgimisë Shpirtërore të jetë pasuri botërore, i ka përplasur dy kryeqytetet shqiptare. Meqenëse nisma fillimisht ishte e Kosovës, pritej që edhe aplikimin ta bënte ajo. Por pengesë u bë fakti që ajo nuk është e anëtarësuar në UNESCO, ndërkaq puna për dosjen kishte filluar në Shqipëri, shkruan Gazeta Shqiptare. Për një kohë, përplasjet u sheshuan dhe u krijua një grup i përbashkët me specialistë nga Prishtina e Tirana për plotësimin e dosjes për Eposin dhe me t’u arritur kjo, aplikimi pritej të bëhej nga Shqipëria. Por kur dukej se gjërat ishin në vijë, vjen një tjetër goditje. Sipas mediave në Prishtinë, kryetari i komisionit qeveritar për kompletimin e dosjes së Eposit të Kreshnikëve për aplikim në UNESCO, Prof. Dr. Zymer Neziri i ka dorëzuar dje ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, dosjen e përfunduar për aplikim, si dhe ka njoftuar për të gjithë punën që e ka shoqëruar këtë proces për disa vite.

“Ministri Krasniqi ka përgëzuar profesor Nezirin për punën që ka bërë, bashkë me anëtarët e tjerë të komisionit, profesorët Shaban Sinani dhe Vasil Tole, si dhe për vullnetin e madh që gjithë kjo punë në fund të rezultojë me sukses. Ai tha se është një hap i rëndësishëm që pas një pune disavjeçare kjo dosje është kompletuar”, shkruante Koha Ditore. Sa i përket aplikimit, ministri mësohet të ketë thënë se meqë tashmë të gjitha çështjet konsiderohen të kryera, Kosova do të presë deri në anëtarësimin në UNESCO, në mënyrë që bashkë me Republikën e Shqipërisë, në pajtim me marrëveshjen e arritur më herët për këtë çështje, të aplikohet për futjen e Eposit të Kreshnikëve nën mbrojtje të UNESCO-s, si një vlerë e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët. Sipas njoftimit të MKRS-së, Krasniqi ka thënë se Eposi i Kreshnikëve duhet po ashtu të prezantohet sa më shumë në trevat ku jetojnë shqiptarët, në mënyrë që kjo trashëgimi të ruhet sa më shumë dhe që gjeneratat e reja të dinë sa më shumë për të.

Por gjërat nuk janë kaq të thjeshta sa duken në pamje të parë.

Të kontaktuar nga Gazeta Shqiptare as Arbër Kadia, drejtori i Trashëgimisë në MTKRS e as Vasil Tole, anëtar i komisionit për dosjen, nuk kanë pranuar të japin një reagim zyrtar për dorëzimin e dosjes tek ministri Krasniqi. Nga ana tjetër, specialistë të kësaj ministrie dhe anëtarë të tjerë të komisionit, e kanë cilësuar si blof lëvizjen e Nezirit dhe deklaratën e Krasniqit. “Është vetëm blof. Ata nuk munden të aplikojnë, sepse nuk janë në UNESCO. Nëse do presin derisa të anëtarësohen, dikush tjetër do na e marrë eposin”, thotë njëri prej specialistëve që dëshiron të mbetet anonim. Ai e sheh këtë zhvillim si një mundësi që mund t’u jepet vendeve të tjera të Ballkanit, që kanë pretendime mbi Eposin si mundësi.

- Advertisement -

Më Shumë

Ronela emocionon me fjalët kushtuar babait të ndjerë

Ronela e kujtoi me fjalë prekëse babanë e ndjerë. Ronela Hajati është një nga artistet, e cila tenton që jetën private ta mbajë larg vëmendjes...

Aventura me Interin drejt fundit, dy alternativa për të ardhmen e Godin

Diego Godin ishte një nga afrimet më të bujshme të Interit në verën e kaluar. Zikaltriti siguruan me parametra zero shërbimet e ish-kapitenit të...

BQK: Po dezinfektojmë paratë e gatshme

Banka Qendrore e Republikës se Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi po dezinfekton ndërtesën dhe paratë e gatshme. Ky proces po ndodh, në kuadër të...

Vetaksidentohet me veturë një femër në Gjonaj të Hasit

Një vozitëse është vetkasidentuar në fshatin Gjonaj të Hasit. Ajo, ka pësuar lëndime trupore. “ Vozitësja femër me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku. Si...

E tepron Olivia, tregon gjoksin nga karantina

Olivia Buckland ka bërë disa foto tepër të nxehta në të brendshme të tejdukshme derisa po kalon ditët në vetizolim. Fotot po shkonin mirë...

Si do ndryshojë bota gjatë 18 muajve të ardhshëm?

Autor: Chris Stokel-Welker Jemi nën karantinë. Raftet e supermarketeve janë boshatisur. Fluturimet janë anuluar. Punëtorët kanë lënë punën, dhe janë shndërruar në mësues të fëmijëve të tyre...

Këtë gjë e shkruajti nën buzë Rita Ora

Rita është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo së fundmi po e shijon suksesin e këngës ‘How to be lonely’, shkruan Syri Kosova. E pikërisht fjalën...

Në këtë ditë fillon Ramazani, kaq orë do të agjëroni

Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit. Bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 24 prill, shkruan Insajderi. Të gjithë...

Kurti i shkon në takim Anton Qunit

Kryeministri në detyrë i ka shkuar në takim sot gjatë ditës njërit nga ministrat e LDK-së në qeverinë e tij. Kurti bashkë ministrin në detyrë...

SHBA, vatra e re e Coronavirusit: Spitalet e New Yorkut në kaos, pacientët shtrihen në korridore

SHBA është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit në botë dhe deri më tani ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve. Pamje...

Adelina Tahiri humb njeriun e afërt nga koronavirusi

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri ka rrëfyer se ka humbur një mik të ngushtë përr shkak të koronavirusit. Tahiri u shpreh se i ka...

Baby G ngre temperaturat në bikini

Baby G i ka mbajtur të informuar fansat e saj për çastet e këndshme që po kalon. Duke i shfrytëzuar profilet e saja në rrjetet...

Akuzat mes Fatmir Limajt dhe Ministrisë së Shëndetësisë, reagon Komuna e Malishevës

Komuna e Malishevës ka reaguar pasi Ministria e Shëndëtësisë po pretendon se e ka furnizuar mjaftueshëm komunën e Malishevës më masa mbrojtesë për t’u...

Këto janë barnatoret që do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme në Prizren

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka caktuar barnatoret të cilat do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme. Orari është publikuar nga drejtori, Visar Shehu.   Për...

Gjeografi Isufi thotë se demarkimi i kufirit me Serbinë do të jetë problem i madh për ekspertët

Demarkimi i kufirit të Kosovës me Serbinë do të jetë problem shumë i madh për ekspertët, tha në një intervistë për Ekonomia Online, gjeografi...

Ministrja Dumoshi caktoi vlerën financiare për poentimin e pikëve për federatat, sportistët e trajnerët

Sipas legjislacionit për sportin dhe financimin e federatave sportive, sportistëve dhe trajnerëve, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar sot dy...

Lajmet e Fundit

Kryetari i Malishevës: Nga 39 të prekur me COVID-19, dy janë shëruar (VIDEO)

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë të ditur se nga 39 raste sa kanë qenë të infektuara me pandeminë COVID-19, dy...

Quni: Një pjesëtar i FSK-së me mision jashtë vendit është infektuar me COVID-19

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka thënë se asnjë pjesëtarë i FSK-së në Kosovë nuk rezulton i prekur me COVID-19. Megjithatë Quni, në...

Fshati Korishë i Prizrenit futet në karantinë

Pas tri rasteve pozitive me Covid-19 në Prizren, dy prej të cilave ishin nga fshati Korishë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që ky...

Qeveria Kurti emëron deputetin Artan Abrashi në komisionin qeveritar

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen elektronike sot ka emëruar Artan Abrashin anëtar të komisionit qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të...

Pandemia, qeveria dhe buxheti i Kosovës

Faik MIFTARI Në këtë vështrim do të ndalem në efektet e rënduara që do të shkaktojë pandemia e korona virusit buxhetit të Kosovës, të cilin...