10.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Eriksen mbërrin në Milano, gati të vishet zikaltër

Christian Eriksen ka mbërritur në Milani me aeroplan privat, ku do t’iu nënshtrohet sot testeve mjekësore, para se ta kompletojë kalimin në Inter nga Tottenham për 20 milionë euro.

Ai u prit në aeroport nga menaxheri i ekipit të Interit, Mattia Tagliacarne dhe një grup gazetarësh, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Danimarkës fluturoi nga Londra pas një jave negociatash të tensionuara mes dy klubeve.

Marrëveshja për të u arrit në fundjavë për 20 milionë euro.

Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, kishte shpresuar ta bindë Tottenhamin ta ulë çmimin e 27-vjeçarit, duke ditur se ai do të ishte lojtar i lirë pas gjashtë muajve, por klubi anglez refuzoi dhe ia arriti qëllimit.

Eriksen është blerja e tretë e Interit nga Premierliga në janar, pas Ashley Young që erdhi nga Manchester United dhe Victor Moses nga Chelsea.

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Ylli mposht Bashkimin, kualifikohet në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës. Skuadra therandase edhe në ndeshjen e dytë ka mundur Bashkimin, kësaj radhe me...

Lajmet e Fundit