13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Fare pak shpresë për “koalicionin e shpresës”

Kanë kaluar mbi 100 ditë prej ditës së zgjedhjeve dhe dy partitë fituese Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të cilat kishin trumpetuar një koalicion të përbashkët e të emëruar nga vet ata si “koalicioni i shpresës”, nuk po tregojnë se mund të ketë shpresë për këtë koalicion.

Sonte, përfaqësues të të dy partive nëpër paraqitje të tyre publike në televizione të ndryshme në Kosovë kanë dhënë deklarata të cilat nuk lënë vend të mendohet se mund të ketë një marrëveshje midis këtyre dy partive.

Dje, Lëvizja Vetëvendosje, ka lëshuar një ofertë drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës ku parashihej rritja e numrit të ministrive nga 12 në 14 – ku një do t’i takonte LDK-së dhe një tjetër do t’i shkonte minoriteteve, shkruan lajmi.net.

Këtë ofertë të tyre sot zyrtarisht e ka refuzuar Lidhja Demokratike e Kosovës ku kanë shpalosur ofertën e tyre të re drejtuar Vetëvendosjes. Kryeparlamentari, posti i presidentit dhe 5 ministri ishte kërkesa eksplicite e LDK-së për koalicion me VV-në.

Por, kjo ofertë është quajtur tallje dhe është refuzuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu e cila është shprehur se nuk mund të pranohet.

Në anën tjetër, Besnik Bislimi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur në T7 i bindur se Glauk Konjufca do të jetë kryetar i Kuvendit dhe kjo nuk mund të ndryshohet, ai është shprehur se nuk duhet të luhet ping-pong me këtë pozitë dhe tani nuk flitet më për kryeparlamentar por për Glauk Konjufcën.

Bislimi është shprehur i matur me deklaratat e tij duke thënë se është “më mirë të ketë marrëveshje të mirë sesa marrëveshje të shpejtë”, duke lënë hapur mundësinë që të ketë përsëri që të ketë marrëveshje midis këtyre dy partive.

Ndryshe nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë përmendur zgjedhjet siç është edhe Albulena Haxhiu, Bislimi ka thënë se është më afër zgjidhja sesa zgjedhjet dhe se VV nuk është e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

Por, i prerë dhe strikt në deklaratat e tij është treguar edhe Lumir Abdixhiku i LDK-së.

Abdixhiku në RTV Dukagjini është shprehur se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk e pranon ofertën e LDK-së, atëherë do të humbasin kryeministrin dhe partneritetin e LDK-së.

“Vetëvendosje nëse e refuzon këtë ofertë jo vetëm që do të humb mundësinë e kryeministrit por e humb edhe një partnerë që një kohë të gjatë e kanë ndërtuar gjatë kohës së qëndrimit në opozitë”, tha ai.

E karshi kësaj deklarate të tij, Albulena Haxhiu e VV-së në një paraqitje të sajë televizive ka deklaruar se Vetëvendosje nuk do të ketë më ofertë për LDK-në dhe se oferta e djeshme ishte e fundit.

Këto deklarata polarizuese midis dy subjekteve politike të cilat tash e më shumë se 4 muaj trumpetojnë një koalicion – duket se po i zbehin shpresat që një i tillë të ndodh.

Më Shumë

Mirlind Daku flet për herë të parë: E kam pritur ftesën nga Kombëtarja, por është vendim i Sylvinhos

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje vitin 2024, pasi u mund në miqësoren e parë për këtë muaj nga Kili me rezultat...

Malishevë: Dorëzohen çelësat e 10-të shtëpive për familjet në nevojë

10 familje që jetojnë në kushte të rënda ekonomike në komunën e Malishevës, janë bërë me shtëpi banimi. Lajmi u bë i ditur nga kryetari...

Lajmet e Fundit