14 C
Prizren
E enjte, 4 Qershor, 2020

Festa e Fitër Bajramit-Ky është plani i policisë së Kosovës për të evituar grumbullimin e njerëzve

Vetëm edhe një ditë na ndan nga festa e Fitër Bajramit.

Por, kësaj herë kjo festë do të festohet ndryshe prej herave të tjera. Kjo për shkak të situatës së pandemisë që është krijuar në pothuajse mbarë botën, shkruan Insajderi.org

Madje, shkak i kësaj as namazi i Fitër Bajramit, nuk do të falet në xhamitë e Kosovës, në mënyrë që të evitohet grumbullimi i njerëzve.

Por, pos kësaj është bërë thirrje që të mos ketë vizita te njëri – tjetri si herave të tjera.

Një thirrje të tillë e ka bërë edhe Bashkësia Islame e Kosovës gjatë ditës së djeshme.

“Bashkësia Islame ka bërë thirrje që të mos ketë vizita te njëri-tjetri gjatë ditëve të Fitër-Bajramit, me qëllim që të ruhet shëndeti në situatën e pandiemisë dhe respektim të masave kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Që nuk do të hapen xhamitë, ditë më parë ka bërë të ditur edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai ka thënë se grumbullimi i njerëzve në çfarëdo rrethane përbën rrezik për shëndetin e qytetarëve, duke bërë të qartë se xhamitë do të jenë të mbyllura edhe gjatë festës së Fitër Bajramit

Por, ata që më së shumti duhet të kenë kujdes dhe të evitojnë grumbullimin e njerëzve në këto ditë feste janë Policia e Kosovës, të cilët gjithmonë duhet të jenë të gatshëm të vendosin rend dhe rregull e sidomos në këtë kohë të pandemisë.

Por, cili është plani i Policisë së Kosovë në ditën e festës së Fitër Bajramit.

Në një përgjigje për Insajderin, në Policinë e Kosovës pa dashur të japin më shumë detaje se si do të veprojnë, kanë thënë se do të vazhdojnë me realizimin e përgjegjësive të tyre.

“Policia e Kosovës bazuar në urdhërin operativ që ka në implementim do të vazhdoj në realizimin e përgjegjësive dhe detyrave të saja edhe ditëve në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndërsa, të pyetur se cili është plani i tyre për këtë ditë dhe se a kanë marrë ndonjë kërkesë specifike nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Bashkësia Islame e Kosovës, në Polici nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Por, për dallim nga Kosova disa shtete për festën e Bajramit, kanë ndryshuar orën policore.

Maqedonia e Veriut, ka marrë vendim që të dalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në gjithë territorin e shtetit duke filluar nga e diela, 24 maj, në ora 11:00, deri të martën, 26 maj, ora 05:00.

Një vendim të tillë e ka marrë edhe Turqia, duke filluar që nga sot për katër ditë vendi do të jetë në izolim të plotë./Insajderi.org

- Advertisement -

Më Shumë

Foton e Anastasiyas duhet ta shihni dy herë, ja pse

Anastasiya Kvikto është superbomba ruse. Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram ku edhe njëherë ka treguar trupin seksi që ka. Por Anastasiya ia ngacmoi mendjen...

Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në...

Shteti me më së shumti myslimanë në botë anulon haxhillëkun për sivjet

Indonezia, shteti me numrin më të madh të myslimanëve në botë, – rreth 225 milionë – ka vendosur që ta anulojë haxhillëkun për këtë...

Artisti që vërtet diti me vdek!

“Unë di të vdes” i tha atë natë Frederik Rreshpja shkrimtarit Petrit Palushi. “Kam ditur të jetoj. Unë di edhe të vdes.” tha sërish...

Erdogan dënon vrasjen e afro-amerikanit Floyd nga dhuna policore

“Një i bardhë nuk ka epërsi mbi një të zi, dhe as një e zi nuk ka epërsi mbi një të bardhë”, citoi Erdogan...

Si e pritën bashkëvendësit e Avdullah Hotit emërimin e tij si kryeministër

Banorët e fshati Ratkoc të Komunës së Rahovecit përkrahin kryeministrin Avdullah Hoti, që vjen nga ky vendbanim.   Kjo rrugë të qon për në shtëpinë...

Futbolli në zi/ Koronavirusi vret lojtarin 25-vjeçar, viktima e tretë në familjen e tij

Futbollisti bolivian Deibert Frans Roman Guzman është ndarë nga jeta pasi luftoi prej disa javësh me koronavirusin. 25-vjeçari vuante prej disa kohësh nga virusi...

Një shishe konjak, shitet me shumën marramendëse…

Vera, është pija që koha ia shton vlerën e shijen. Por, një shishe me konjak, tejet e rrallë, nga “Maison Gautier”, që daton nga...

Prizreni nuk gjen qetësi nga coronavirusi, Haskuka thotë se nesër testohen edhe 37 zyrtarë tjerë policorë

Sot në Prizren janë paraqitur edhe pesë raste të reja me coronavirus. Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka thotë për RTV Dukagjinin se të infektuarit e...

VV-ja me peticion kërkon zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje me peticion do të kërkojë zgjedhje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për...

Sa para do të marrë Kosova nga BE-ja për tejkalimin e krizës?

Kosova deri më tani ka arritur të përfitojë vetëm 5 milionë euro nga 3.3 miliardë euro të premtuara në Samitin e Zagrebit për vendet...

Coutinho te Tottenham? Mourinho merr vendimin përfundimtar

Philippe Coutinho dëshiron të luajë përsëri në Premier League. Fantazisti brazilian është i dëmtuar dhe e ka mbyllur huazimin me Bayern Munchen. Ai do...

Albulena Balaj-Halimaj zëvendëskryeministre e re e Kosovës

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, do të jetë befasia ekskluzive e këtij subjekti për Qeverinë e re. Klan Kosova merr vesh se ajo do...

Iluzion për një këngë

Nga Rauf Xhyheri Retë ikën! Këndoni sikur dielli do shpërthejë Harmoninë e harpave, Të mbetuna vjerë në shelgjet buzë liqenit, Që, edhe sot lotojnë, Tunden lehtas nga era e trishtueme. Zogjtë...

Gruaja e George Floyd përkrah vajzës 6 vjeçare ju drejtohet mediave, kërkon drejtësi (Video)

Vdekja e qytetarit nga Minneapolisi, George Floyd, i cili e humbi jetën pasi një polic i vuri gjurin në fyt për nëntë minuta, gjatë...

“Koronavirusi mund të ketë qenë në Evropë që në nëntor”

“Koronavirusi mund të ketë mbërritur në Evropë në fillim të nëntorit të vitit të kaluar”. Ky eshte zbulimi i bere nga shkencëtarët francezë, saktesisht...

Lajmet e Fundit

Hoti në tapetin e kuq, detyrën ia dorëzon tjetër kush në vend të Kurtit

Kryeministri i sapozgjedhur, Avdullah Hoti, krejtësisht i vetëm sot ka marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës. Me një kalim para Gardës Ceremoniale, Hoti...

Hoti sot merr detyrën, Kurti nuk do të marrë pjesë në ceremoni

Avdullah Hoti edhe zyrtarisht sot do të marrë detyrën e tij si kryeministër i ri i vendit. Pas votimit të djeshëm në Kuvend me 61...

Pak protesta, pak tensione, pak dhunë: Hoti kryeministër

Kosova është bërë me Qeveri të pakicës, të mërkurën. Kabineti qeveritar i propozuar nga tashmë kryeministri Avdullah Hoti ka mundur ta marrë mbështetjen e...

COVID-19: Shërohen tetë persona në Prizren

Tetë persona të infektuar me COVID-19, janë shëruar në Prizren. Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu tha se ky është një lajm...

Trumpi mohon se ishte futur në bunker, shkaku i protestave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar se është futur në bunker të Shtëpisë së Bardhë të premten shkaku i protestave. Duke foluar për radion...