13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Festivali i këngës në RTSH, sot nata e dytë

rtvshMbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve ngriti siparin edicioni i 52-të i Festivalit të këngës në RTSH. Gjatë mbrëmjes u prezantuan 8 këngët konkuruese të natës së parë. Ndërkohë këngëtarët pjesmarrës në duet me këngëtarë të njohur të skenës shqiptare, sollën për publikun dhe 8 këngë të njohura të muzikës së lehtë të kënduara ndër vite.

Mbrëmjen e sotme pritet të zhvillohet nata e dytë e festivalit më të madh të muzikës shqiptarë. Edhe këtë mbrëmje do ngjiten në skenë 8 konkurues të tjerë për çmimin e parë. Gjithashtu ata do të përformojnë dhe 8 këngë të njohur të muzikës shqiptare në duet me miqtë e tyre këngëtarë.

Gjatë mbrëmjes së sotme do të ngjiten në skenë këngëtarë dhe grupe si Grupi ‘NA’, Marjeta Billo Xhejsi Jorgaqi, Klodian Kacani, Frederik Ndoci, Besjana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj, Saimir Braho dhe grupiLYNX.

Ashtu si mbrëmë dhe nata e dytë e festivalit do të prezantohet nga Enkel Demi, Xhesika Berberi dhe Marinela Meta.

Pas konkurimit të sotëm, juria e festivalit do të përzgjedhë dhe emrat që do të kalojnë në natën finale. Nata finale krahas emocioneve të konkurimit do të sjellë dhe një sërë suprizash. Nën drejtimin e Enkel Demit dhe aktores Klea Huta, natës finale të festivalit nuk do t’i mungojnë të ftuarit specialë si fituesja e Eurosong 2013, danezja Emmelie Charlotte-Victoria de Forest, dhe Elhaida Dani fituese e ”The Voice of Italy”.

Këtë vit drejtor i Festivalit është Alfons Zeneli, njëherësh edhe drejtor i Radio Tirana. Drejtorët Artistikë janë Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi, ndërsa producent muzikor është Alfred Kaçinari. Regjia e festivalit të këtij viti i është besuar Petri Bozos, skenari Alda Bida ndërsa skenografia mjeshtrit Adnan Kastrati.

Më Shumë

Del në ankand xhaketa ikonike e Michael Jacskonit te “Thriller”

Një prej xhaketave origjinale të Michael Jacksonit që i ka veshur në videoklipin e këngës “Thriller” ka dalë në ankand online. Xhaketa kuq e zi...

Dhimbja

Skënder Berisha Nganjëherë më ngjan se nuk e njoh Pas bredhjeve vjen në tjetër trajtë E lyer me tjera ngjyra Si blerim i shkrryer Si dritë e errësuar Që përvidhet...

Lajmet e Fundit