18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Festohet 100 vjetori i regjisorit Stanley Kramer

StanleyKramer-regjisorKëtë muaj, Hollywoodi feston 100 vjetorin e ditëlindjes së producentit dhe regjisorit Stanley Kramer, i cili prodhoi filma dhe trajtoi tema jopopullore të kohës së tij. Ai sfidoi jo vetëm shoqërinë amerikane, por edhe studio të fuqishme filmash, duke u bërë një producent. Stanley Kramer vdiq më shumë se 10 vite më parë, por trashëgimia dhe filmat e tij qëndrojnë.

Stanley Kramer prodhoi filma që tërhoqën vëmendjen e publikut dhe nganjëherë, edhe i zemëruan njerëzit. Bashkëshortja e tij, Karen Sharpe Kramer, kujton natën e shfaqjes së parë të filmit Guess Who’s Coming to Dinner, në vitin 1967.

“Kishte rradhë të tëra njerëzish që prisnin.”

Filmi trajton temën e martesës ndërracore, një temë e rrezikshme në vitet ’60.

“Stanley-t dhe mua na dërgonin letra ku njerëzit shprehnin urrejtje. Na kërcënonin nëpër restorante. Dilnim për të ngrënë jashtë dhe dikush na vinte tek tavolina jonë dhe thoshte ‘ti je Zoti Kramer, i cili bëri filmin Guess Who’s Coming to Dinner? Kujdes, se neve nuk na pëlqen kjo.”

Jan-Christopher Horak është drejtori i Arkivave të Filmit dhe Televizionit të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxheles.

“Në kohën kur u bë ai film, në 60 deri në 80 përqind të shteteve të Amerikës, kishte ende ligje që ndalonin martesat ndërracore.”

Sidney Poitier ishte një nga aktorët kryesorë të filmit.
Ai dhe aktori Louis Gosset ishin të pranishëm tek ky festim për 100 vjetorin e Stanely Kramerit.

“Ishte një njeri i mrekullueshëm, dhe ndoshta një nga prodhuesit e filmave më të mirë në Amerikë. Ne mësuam nga njëri-tjetri.”

Zoti Kramer trajtoi marrëdhëniet racore edhe para filmit Guess Who’s Coming to Dinner, shpesh fshehtazi, thotë Karen Sharpe Kramer.

Ajo kujton se si u prodhua filmi i tij Home of the Brave.

“Ai e fshihte aktorin e mrekullueshëm zezak James Edwards në dyshemenë e makinës, për ta çuar në punë çdo ditë.”

Zoti Kramer trajtoi probleme të tjera shoqërore, si Holokaustin, në filmin Judgment at Nuremberg, një interpretim i gjyqit të Nurembergut për krimet e Luftës së Dytë Botërore, i cili gjykoi penalisht udhëheqësit e rëndësishëm të nazistëve për gjenocid kundër hebrenjve evropianë. Në atë kohë, kur vendi nuk diskutonte rreth Holokaustit, filmi e habiti publikun.

Ai ishte edhe regjisor i filmit Inherit the Wind, që trajtonte një tjetër temë të debatuar – mësimin e teorisë së evolucionit të Charles Darvinit. Filmi bazohej në gjyqin e famshëm Scopes Monkey, kur një mësues nga Kentucky u hedh në gjyq dhe u shpall fajtor, sepse u përpoq t’i mësonte nxënësve teorinë e evolucionit. Filmi, me aktor kryesor Spencer Tracy, u emërua për katër çmime Oskar, por…

“Ai u kritikua se u përqëndrua shumë tek mesazhi, se mesazhet e tij ishin pak a shumë të qartë, se ai po bënte filma për moralin në vend që të bënte filma të mëdhenj dhe mesazhi i filmave të ishte dytësor.”

Stanley Kramer doli në pension kur ishte në të gjashtëdhjetat, por filmat e tij kanë fituar 16 çmime Oscar dhe tematika e tyre pati një ndikim në mënyrën se si amerikanët mendojnë dhe veprojnë për çështjet që u përshtaten edhe kohëve të sotme.

Më Shumë

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit