25.4 C
Prizren
E mërkurë, 12 Gusht, 2020

Fetah Rudi po shpreson se Specialja e zbardh atentatin ndaj tij

Sfida e deputetit të LDK’së, Fetah Rudit, për të hyrë në Kuvendin e Kosovës, po vazhdon edhe pas shtatë muajsh prej kur është votuar për të qenë pjesë e legjislaturës.

Kuvendi nuk i ka krijuar ende infrastrukturën e nevojshme megjithëse i është thënë se Vjosa Osmani e ka nënshkruar vendimin. Deputeti nga Malisheva që i ishte bërë atentat pas luftës thotë se do të flasë për rastin e tij posa të hapet debati në Parlament. Megjithëkëtë, po shpreson se Gjykata Speciale do të zbardhë rastin e tij.

Kanë kaluar më shumë se shtatë muaj prej kur është betuar si deputet i Kuvendit të Kosovës.Prej atëherë, deputeti Fetah Rudi nuk ka munguar në asnjërën prej seancave, ani pse, Kuvendi nuk ia ka mundësuar infrastrukturën e duhur.

Si pasojë e një atentati që është bërë ndaj tij para 20 vjetësh, Rudi ka mbetur në karrocë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha për Express se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e ka nënshkruar vendimin për rregullimin e infrastrukturës.

“Për besë nuk po e di kush po e neglizhon, mirëpo e di që kryetarja e Kuvendit e ka nënshkruar vendimin që të rregullohet infrastruktura shpejt. E ka nënshkruar menjëherë si e ka marrë detyrën, në bisedat që kam pasur me të, më ka thënë se e ka nënshkruar”, ka thënë Rudi.

Ai shtoi se ka kërkuar që infrastruktura të rregullohet edhe për personat tjerë që vijnë ta vizitojnë Kuvendin.

“Kam kërkuar që të rregullohet edhe për personat që vijnë ta vizitojnë Kuvendin. Të ketë qasje edhe në zyre, edhe në tualete dhe në krejt hapësirat e Kuvendit”, tha Rudi.

“Është dashur të nis deri më tani, të paktën të shohim se po bëhet diçka, por nuk e di ku është pengesa. Ndoshta është edhe shkaku i pandemisë, edhe pse ka mundur të kryhet më lehtë kur s’kemi qenë duke punua, mjetet janë të gjitha janë”, tha Rudi.

Rudi i cili çdo herë dërgohet në Kuvend nga vëllai, e aty ndihmohet edhe nga punonjësit e Kuvendit, tha se ndoshta duhet t’i bojkotojë seancat deri në rregullimin e infrastrukturës.

“Ndoshta duhet me e marrë edhe hapin tjetër e t’i bojkotoj seancat, por unë asnjëherë nuk i kam bojkotuar”, tha Rudi.

Prej më shumë se shtatë muaj prej kur është betuar si deputet i Kuvendit të Kosovës, Rudi ende nuk e ka ngritur çështjen e atentatit ndaj tij.

Megjithatë, ai thotë se këtë do ta bëjë kur të zhvillohet debat në Kuvend.

“Kemi pritur se do të jetë një punë aktive në Kuvend, deri më tani nuk ka pasur temë që ka mundur të lidhet me rastin tim. S’ka pasur seanca aktive, debat, por të përgatitura i kam, gjithsesi se nuk do të heshti”, deklaroi Rudi.

Ai tha se të vetmen shpresë për zgjidhjen e rastit të tij e ka te Gjykata Speciale.

“E vetmja shpresë është te Gjykata Speciale që do t’i zbardh këto raste, ato që i parasheh nga viti 1998, dhe gjithsesi besoj se edhe rasti im do të jetë aty. Ende nuk më kanë intervistuar, por nëse më thërrasin unë jam shprehur hapur sedo të shkoj”, deklaroi Rudi.

Atentati ndaj Rudit nuk është zbardhur as pas 20 vjetësh. Ai kishte deklaruar se atentati ndaj tij është bërë për motive politike.

Fetah Rudi si aktivist e veprimtar i LDK’së, ka qenë edhe ushtar i UÇK’së./GazetaExpress/

- Advertisement -

Më Shumë

Anulohet testi i arritshmërisë në Kosovë për këtë vit shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që ta anulojë testin e arritshmërisë për vitin shkollor 2019/20. Vendimin për anulimin e testit për nxënësit...

Bilanci i sotëm me COVID-19 në Malishevë: 1 i vdekur dhe 7 raste të reja

COVID-19, sot i ka marrë jetën një personi nga Komuna e Malishevës, ndërsa janë regjistruar edhe 7 raste të reja. Të dhënat janë konfirmuar...

Kryetari i Dragashit: Vërshimet shkaktuan shumë dëme, do të kërkojmë ndihmë për kompensim

Pas reshjeve të shumta të shiut, disa prej lumenjve dhe prrockave që kalojnë neper fshatrat e komunës së Dragashit kanë dalur nga shtrati dhe...

Prizren/ Gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar

Policia në Prizren ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, raporton PrizrenPress. Në...

COVID-19 i merr jetën skulptorit të njohur

Skulptori i njohur Arben Bajo humb betejën me COVID-19. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjetin...

Morena Taraku më e bukur se kurrë në setin e ri fotografik

Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, është ndër më e pëlqyera dhe më me trend në estradën shqiptare. Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale,...

Nataliee i ngre këmbët

Nataliee ka disa ditë që nuk ka hedhur fotografi të reja. Por, fotoja e fundit që ajo ka hedhur, është shumë unike. Kjo se, Nataliee shihet...

Avancojnë punimet në Rrugën e Arbrit

Punimet në rrugën e Arbrit po ecin me ritme të shpejta ndërkohë që ndërtimi i saj do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën...

Ndërron jetë një pjesëtar i Policisë së Kosovës

Ka ndërruar jetë Maliq Hoti, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njoftimi është bërë i ditur nga familjarët, në...

Lazio rrit ofertën për Muriqin, sulmuesi mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Pasi të enjten u raportua se Lazios iu refuzua oferta prej 15 milionë euro për Vedat Muriqi, tani gazetari i famshëm italian Gianluca di...

Prizren: Dënohet i akuzuari për dhënie të 20 eurove ryshfet

Gjykata Themelore në Prizren, të premten, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuari për dhënie të ryshfetit, Adem Curra. Ai është dënuar me 1 vit...

Nuk respektuan vendimet e Qeverisë, ndalohen 11 persona në Prizren

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 11 persona në Prizren, të cilët nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë për luftimin...

BRE – një pasthirrmë e çuditshme

Shkruan: Prof. Gani Rudaj E vetmja shkencë shoqërore që merret me tërësinë e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në një gjuhë si...

Kylie Jenner i largon të gjitha rrobat, pozon krejt topless

Kylie Jenner vazhdon të dëshmojë se është mbretëreshë e bukurisë dhe një prej femrave më atraktive në botë. Së fundmi, bukuroshja ka pozuar komplet e...

Moti ua prish planet kosovarëve, këtë fundjavë më pak vetura e kaluan kufirin me Shqipërinë

Moti i paqëndrueshëm ka ulur fluksin e automjeteve që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë. Numri i automjeteve që kaluan Morinën ditën e sotme ka qenë...

Një person në Suharekë nuk e respekton vetizolimin

Një person nga fshati Gjinovc i Suharekës nuk e ka respektuar rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për vetizolim, raporton PrizrenPress. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit

16 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK...

11 persona humbin jetën nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe raste të vdekjes si pasojë e...

Prizren: Një muaj paraburgim për bujanovcasin që u kap me 5.5 kg drogë në Vërmicë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës me shkrim të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e...

Arrestohet një femër në Suharekë, i shkoi në shtëpi një mashkulli dhe e ngacmoi

Policia e Kosovës, dje në Suharekë, ka arrestuar një femër si të dyshuar për ngacmim, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24-orësh të PK-së, e dyshuara i...

Filloi rregullimi i katër rrugëve në fshatin Mleqan

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, në veçanti të infrastrukturës rrugore në fshatra, ka filluar rregullimi...