16.8 C
Prizren
E hënë, 25 Maj, 2020

Fetah Rudi thotë se kauza e tij do të jetë zbulimi i vrasjeve të pasluftës

Deputeti me nevoja të veçanta zotohet se do ta shtyjë përpara edhe kauzën e zbardhjes së vrasjeve të pasluftës të eksponentëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi edhe vetë nga pasojat e një atentati ndaj tij ka mbetur në karrocë të invalidëve.

Fetah Rudi, tashmë deputet i zgjedhur i LDK-së, do të jetë i pari i zgjedhur nga populli, që në vendin e punës do të shkojë me karrocë invalidësh, e që fatkeqësisht sipas tij, legjislativi i vendit nuk ka menduar që t’i krijojë kushte të përshtatshme kësaj kategorie.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se tema që ai do ta shtyjë përpara do të jenë vrasjet e pasluftës të ish-kolegëve të tij partiak, të cilat sipas tij, janë kryer nga strukturat kriminale të ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

“Viktimë e këtyre atentateve të pasluftës jam edhe unë, e që tash e 19 vite kam mbetur në karrocë. Vrasjet politike janë plaga më e madhe e pasluftës në Kosovë, dhe si e tille ato duhet të zbulohen. Pa zbulimin e tyre liria e Kosovës nuk është e plotë”, ka theksuar Rudi.

Ai ka thënë për Telegrafin se vrasjet e pasluftës është dashur të zbardhen shumë më herët, por kjo vonesë, sipas tij, ka ndodhur për shkak se drejtësia kosovare është marrë peng nga njerëz që kanë qenë dhe janë të përzier në këto vrasje.

“Ndoshta shpresë për zbulimin tyre mund të jetë Gjykata Speciale. Kjo është shpresa e fundit për zbardhjen e vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë, ku viktimë dhe cak i tyre kanë qenë aktivistë të LDK-së”, ka shtuar Rudi.

Deputeti nga Malisheva ka thënë se fushë tjetër ku ai do të angazhohet do të jenë edhe personat me aftësi të veçanta, kategori e cila, sipas tij, është më e anashkaluara në Kosovë. E, thotë se askush nuk do të mund të dijë më mirë se ai t’i adresojë nevojat dhe kërkesat e tyre në raport me institucionet.

“Mendoj që është vlerë, sepse për herë të parë në historinë e Kosovës, do të jetë një deputet me aftësi të veçanta, e që gjithsesi do të angazhohem që këtij grupi shoqëror tu përmirësohen kushtet për jetë, dhe t’u ofrojmë ndihmën që kanë nevojë, pasi siç dihet në çdo institucion në Kosovë dhe në çdo cep të qyteteve të Kosovës, mungojnë kushtet e nevojshme për personat me aftësi të kufizuara. Në pak institucione shtetërore ekzistojnë laurat në hyrje të tyre, pastaj është problemi me shkallët, ku personat me aftësi të veçanta janë të hendikepuar të lëvizin me karrocat e tyre. Nëpër qytete vazhdon të jetë gjendja e rëndë, ku mungon infrastruktura e nevojshme për lëvizje me karrocë, problem të cilin e kam hasur vazhdimisht edhe unë si përdorues i saj”, ka shtuar Rudi.

Ai ka thënë se shqetësuese është se si Kuvendi i Kosovës nuk ka kushte për personat me aftësi të kufizuara, duke theksuar se me problematikë të njëjtë ai është përballuar gjatë 13 viteve sa ka qenë asamblist i LDK-së në Malishevë, nga viti 2000 deri në vitin 2013.

“E vështirësia më e madhe ka qenë sepse salla ka qenë në katin e tretë, por fal vullnetit të madh që kam pasur dhe e kam ende tani për të punuar në shtetndërtimin e Kosovës, unë ia kam dalë. E jam i bindur që edhe tani do t’ia dalë edhe në Kuvendin e Kosovës. Mua me kanë votuar mbi 12 mijë qytetarë të Kosovës, besimin e të cilëve nuk do ta tradhtoj asnjëherë. Është obligim dhe detyrim ligjor i Kuvendit te Kosovës, jo vetëm për deputetët me aftësi të veçanta, por për të gjithë personat e kësaj kategorie të krijojë kushtet e nevojshme. Unë besoj që Kuvendi i Kosovës tashmë ka filluar edhe të mendoj për plotësimin e kushteve, te cilat duhet të jenë për një deputet me karrocë”, ka shtuar Rudi.

Ndryshe, me 15 dhjetor të vitit 1999 kishte ndodhur atentati ndaj Fetah Rudit, gjatë kohës që ishte në takim me kryetarët e degëve të LDK-së, te shefi i LDK-së aso kohe, Ibrahim Rugova.

Pasi kishte përfunduar takimi, rrugës për në shtëpi, në fshatin Bytyq, është sulmuar nga një breshëri armësh, me ç’rast nga plumbat e marrë ai kishte prej asaj kohe ka mbetur në karrocë./Telegrafi/

- Advertisement -

Më Shumë

Rrahën punëtorin e një pompe derivatesh në Prizren, arrestohen dy të dyshuarit

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit janë arrestuar dy persona, pasi raportohet ta kanë sulmuar të mërkurën në orët e pasdites fizikisht një person, i...

Javën tjetër prezantohet Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike prej 1.1 miliard euro

Pako e rimëkëmbjes ekonomike do të prezantohet javën tjetër, vlera e të cilës parashihet të jetë prej 1.1 miliard euro. Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve,...

12 të infektuarit me COVID-19 në Prizren janë policë patrullues, kishin kontakte edhe me qytetarë

Nëntëmbëdhjetë raste të reja me Covid -19 kanë rezultuar në Prizren në 24 orëshin e fundit në Kosovë. Testimit për Covid-19 iu janë nënshtruar sot...

Opozita kërkon vëmendjen e pushtetit edhe për dëmet në Has të Prizrenit

Partia më e madhe opozitare në Prizren ka akuzuar drejtuesit e Qeverisë lokale dhe asaj qendrore për moskujdes ndaj trevës së Hasit, pas reshjeve...

Rahovec, vjedhin 16 metra binarë të hekurudhës

Policia përmes raportit ka bërë të ditur se është raportuar se persona të panjohur kishin vjedhur 16 metra binarë të hekurudhës. Vlera e shinave të...

Ballkani i Suharekës i frikësohet vetëm virusit

Futbollistët e Ballkanit të martën e kanë zhvilluar stërvitjen e tretë në fushën e stadiumit në Suharekë pas lejes që të hënën e kanë...

Seksi dhe joshëse, Eva Murati publikon foto me bikini

Moderatorja Eva Murati ka postuar një foto në ambientin e shtëpisë duke u shfaqur mjaft joshëse. Në foton e publikuar në “Instagram”, nuk kanë munguar...

Policia e Prizrenit merret me identifikimin e personave të tjerë që kontaktuan 12 zyrtarët e infektuar me COVID-19

Pas rastit të parë të zyrtarit policor në rajonin e Prizrenit, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës...

Enver Hoxha në fjalimin e fundit të Stalinit

Nga Durim Abdullahu Në një video të publikuar në YouTube, kreu i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Joseph Stalin është filmuar në takimin përmbyllës së...

Pesë raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Pesë raste të reja në Shqipëri janë konfirmuar me Covid-19. Tre raste janë në Durrës, një në Tiranë dhe një në Krujë, kontakte të rasteve...

Tërmet 6.2 shkallësh në Detin Mesdhe, lëkundjet u ndien edhe në Shqipëri

Një tërmet ka rënë në Detin Mesdhe para pak minutave. Lëkudjet ishin me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter. Tërmeti kishte thellësi 10 kilometra dhe epiqendra...

Pamje nga droni: Kështu u fal Bajrami në Durrës

Falja e Bajramit në Durrës u bë në sheshin pranë xhamisë 19 minuta më herët 15 Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë...

Premierliga jep dritën jeshile, arabët një hap larg Newcastle

Siç flitet prej kohësh, klubi i Newcastle pritet të ketë pronarë të rinj sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për disa investitorë arabë, të cilët...

Kuvendari i PDK-së në Prizren kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Getoar Besimi, kërkon mbajtjen e një seace të jashtëzakonshme të Kuvendit. Sipas tij, në këtë seancë duhet të diskutohet për...

Aktori tenton të vrasë ish-partneren, por kthen armën nga vetja e bën vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shoëbizin e huaj. Aktori i njohur Hagen Mills ka kryer vetëvrasje. 29-vjeçari ka tentuar të vrasë ish-të...

Prizren, arrestohet burri pasi rrahu gruan e tij

Në Prizren është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur dje rreth orës...

Lajmet e Fundit

Vdes 59 vjeçari nga Prizreni i diagnostifikuar me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive një 59-vjeçar me incialet A.H nga Prizreni. Sipas MSH-së ai ishte diagnostifikuar me...

Pandemia COVID-19, teori konspiracioni apo skenar i përgatitur

Av. Faik MIFTARI Pasi që jemi në prag të përfundim të pandemisë COVID-19, si pasojë e së cilës masat kufizuese restriktive pritet të përfundojnë me...

Ngërçi aktual politik dhe kushtetues

SHKËLZEN MALIQI 1. Insistimi i LVV-së se Neni 84. pika 2 i Kushtetutës së Kosovës është Neni i vetëm përcaktues se si do të duhej...

Ministri Arben Vitia: Do të hapen shkollat dhe çerdhet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se do të bëhet hapja e shkollave në vendin tonë...

Vitia konfirmon lehtësimin e masave, ky do të jetë orari i ri i lëvizjes nga data 28 maj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nga dita e enjte do të shtohet liria e...