4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

FIFA shkruan për fitoren e Kosovës: Natë speciale në Prishtinë

FIFA ka komentuar fitoren e sotme të Kosovës ndaj Ishujve Faroe, duke e quajtur si natë speciale në Prishtinë.

Në një postim në Twitter FIFA nuk ka lënë pa përmendur as respektin që Dardanët treguan për legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri.

“Natë speciale në Prishtinë në stadiumin e renovuar Fadil Vokrri, teksa Kosova i mund Ishujt Faroe me rezultat prej 2 me 0, fitorja e parë në gara kompetitive. Gjatë ndeshjes tifozët nderuan ish-presidentin e FFK-së, i cili fatkeqësisht vdiq këtë vit”, thuhet në postimin e FIFA-s.

Më Shumë

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit