9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Filloi hapja e dy rrugëve të reja në Gurishtë

Sot në fshatin Gurishtë të Komunës së Malishevës, ka filluar hapja dhe rregullimi i dy rrugëve, “Hazir Goriqi” dhe ajo e “Kolegjit”.

Në fillimin e punimeve në këto rrugë ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, i cili i ka uruar banorët e Gurishtës për rrugët e reja.

“Sot kemi filluar me hapjen dhe zgjerimin e këtyre dy rrugëve në Gurishtë dhe me këtë rast i uroj të gjithë banorët e fshatit Gurishtë, e në veçanti banorët e lagjeve që jetojnë në këto dy rrugë. Ne si komunë jemi të përkushtuar në realizimin e të gjitha projekteve, të cilat në fakt janë kërkesa dhe nevoja të banorëve, sikur janë edhe këto rrugë në Gurishtë”, tha drejtori Morina.

Ai ka sqaruar këto dy rrugë, kanë një gjatësi prej 350 metrave dhe financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Lajmet e Fundit