10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Fillon haxhillëku, shumë më ndryshe se viteve të kaluara

Pelegrinët myslimanë e kanë filluar pelegrinazhin e haxhillëkut në qytetin e Mekës. Ky ritual sivjet dallon shumë në krahasim me vitet e kaluara për shkak të numrit shumë më të vogël të pjesëmarrësve që do të lejohen ta kryejnë atë.

Haxhillëku është një nga pesë kushtet kryesore të Islamit dhe paraqet një nga tubimet më të mëdha në botë me rreth 2.5 milionë njerëz që mblidhen çdo vit nga e tërë bota në Arabinë Saudite.

Megjithatë, numri i pelegrinëve sivjet do të jetë shumë i kufizuar për shkak të përhapjes së koronavirusit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani, në Arabinë Saudite me koronavirus janë infektuar më shumë se 270,000 persona, duke u futur në mesin e 20 vendeve më të prekura në botë.

“Nuk ka shqetësime që lidhen me sigurinë në këtë pelegrinazh, por zvogëlimi i numrit është për t’i mbrojtur pelegrinët nga rreziku i pandemisë”, tha Khalid bin Qarar al-Harbi, drejtor për siguri publike në Arabinë Saudite.

Nga pelegrinët do të kërkohet vendosja e maskave dhe respektimi i distancës sociale gjatë kryerjes së riteve fetare që do të zgjasin pesë ditë.

Më Shumë

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullën postare kushtuar mbrojtjes së ambientit

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.  Si pjesë përkrahëse e fushatave sensibilizuese,...

Dallimet mes letërsisë së Shqipërisë e Kosovës, Ligjerata e Krajës, identitetet politike e rrymat letrare

Letërsia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës është parë në kontekstin gjeografik e politik duke gjetur pika të përbashkëta dhe dallime. Nga variantet e...

Lajmet e Fundit