4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Filluan punimet restauruese në ndërtesën e familjes së Xhemajli Herenit në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, i shoqëruar nga zyrtar të këtij institucioni, sot ka vizituar punimet, të cilat po zhvillohen në ndërtesën e familjes së Xhemajli Herenit, me ç’ rast është njoftuar për së afërmi mbi ecurinë punimeve restauruese që po zbatohen në këtë ndërtesë.

Ky projekt po implementohet në kuadër të masave preventive – intervenimet emergjente, të cilat po zhvillohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në zbatim të planifikimeve të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Shtëpia e Xhemajli Herenit gjendet në pjesën perëndimore të qytetit të Prizrenit, në ‘Lagjen e Terzive\, në zonën e dytë mbrojtëse.

Kjo ndërtesë është si një shembull mjaft reprezentativ i shtëpisë së hapur me çardak dhe paraqet karakteristika të arkitekturës së banimit në qytetin e Prizrenit që nga shek. XIX –të e cila është ruajtur deri më sot.

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Forma, organizimi funksional, elementet origjinale të ruajtura nga gjendja fillestare, si dhe marrëdhënia e vendosjes së shtëpisë në relacion me rrugën dhe oborrin, paraqesin elementet kyçe nëpërmjet të cilave ky monument sot interpreton ndërlidhjen e ngushtë ndërmjet kulturës së banimit të trashëguar ndër shekuj.

“Me gjithë sfidat e shumta të cilat paraqiten në mbrojtjen dhe ruajtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore në Prizren në asnjë rrethanë nuk do të mungoj angazhimi dhe përkushtimi institucional dhe profesional i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, që fusha e trashëgimisë kulturore të jetë ndër prioritetet më të larta të këtij institucioni”, tha Hoxha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit