15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Finalja e FA CUP: Arsenal përballë Chelsea

Futbolli anglez do ta mbyll sezonin 2019-2020, me finalen e FA Cup e cila zhvillohet në Wembley.

Nga ora 18:30 do të zhvillohen super derbi mes Arsenal dhe Chelsea.

Të dy skuadrat do të luftojnë për trofeun më të vjetër në planet, në rang klubesh dhe edicioni i sivjetshëm është i 139 në historinë e këtij kompeticioni.

Chelsea ka fituar gjashtë nga tetë finalet e fundit, në mijëvjeçarin e ri, ndërsa për po të njëjtën periudhë kohe “topcinjtë” kanë humbur vetëm një nga shtatë finalet e zhvilluara.

Formacionet e mundshme:

Arsenal: Martinez; Holding, Luiz, Tierney; Bellerin, Ceballos, Xhaka, Maitland-Niles; Pepe, Lacazette, Aubameyang

Chelsea: Caballero; Azpilicueta, Zouma, Rudiger; James, Kante, Kovacic, Alonso; Mount, Giroud, Pulisic

Më Shumë

Zogaj për degën e Gjykatës në Dragash: Të kthjellet, ose të mbyllet

Gjatë prezantimit të raportit të punës për tremujorin e parë të 2024-ës, kryetarja e Gjykatës në Prizren, Shpresa Emra mori kritika për degën në...

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Lajmet e Fundit