8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Foto ‘hot’ tërbojnë klubin portugez, Roma merr mbrapsht sulmuesin

Mirko Antonucci, italiani i huazuar te Vitoria Setubal në Portugali, do të rikthehet te Roma. Sulmuesin, i cili shënoi një gol në gjashtë ndeshje këtë sezon, e largojnë me kritika, pasi sjellja e tij është konsideruar e papërshtatshme. Këtë e ka shprehur vetë trajneri i Vitoria Setubal.

“Për shkak të historisë së klubit dhe respektit për tifozët, lojtari i Vitoria Setubal duhet të jetë këtu 24 orë në ditë. Situata është e thjeshtë: klubi, drejtorët dhe stafi teknik janë unanimë që lojtari i huazuar nuk sillet si duhet dhe tifozët tanë nuk e meritojnë këtë.

Roma është njoftuar se huazimi i përfundon direkt”, është shprehur trajneri i klubit portugez, Julio Velazquez. Antonucci, 21 vjeç, i pëlqen të shijojë çdo moment dhe të postojë foto të ndryshme me partneren e tij, bukuroshen Ginevra Lambruschi.

Më Shumë

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida kryesore e ditës së shtune...

Lajmet e Fundit