8 C
Prizren
E premte, 30 Tetor, 2020

Fushata e Trump me Kosovën

Shkodran Ramadani

Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nënshkruan “Marrëveshjen për normalizim ekonomik” me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të pranishëm në takim. Derisa “Marrëveshja e Washingtonit” u quajt historike nga organizatori dhe nënshkruesit e saj, opozita në Kosovë nuk e vlerësoi si të tillë.

Përkundrazi, bashkë me komentatorë të ndryshëm nga shoqëria civile dhe mediat e shpallën si dokument që i hap rrugën procesit të negocimit të Ujmanit dhe që përmes Mini-Shengenit vë në pikëpyetje sovranitetin shtetëror të Kosovës. Më interesantja, gati unanimisht marrëveshjen e quajtën si trofe të Trumpit në politike të jashtme, me të cilin ai do të defilojë në parada para votuesve amerikanë gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në ShBA në nëntor.

Derisa argumenti nuk është i palogjikshëm sepse marrëveshja u përmend nga vetë Trump në një nga tubimet e tij në fushatë, ai është i sforcuar. Kohështrirja e zhvillimeve në Kosovë dhe ShBA ofron mjaft argumente që dëshmojnë se dialogu nuk është ideuar thelbësisht që të kurorëzohet me marrëveshje pak ditë para hapjes zyrtare të fushatës së Trump.

Po të analizojmë se çfarë ka ndodhur në dy vitet e fundit, e shohim se ShBA-ja është angazhuar intensivisht që negociatat të fillojnë qysh në fundin e vitit 2018, kur kërkonin që të anulohej tarifa 100% e vendosur nga Kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj për produktet e Serbisë.

ShBA-ja nuk donte të humbte kohë dhe bëri shumçka që dialogu të riniste. Ajo që nisi si kërkesë miqësore përshkallëzoi në trysni akute të mbështetur me ndërperje të fondeve e investimeve shumëmilionëshe. Përveç “sanksioneve”, amerikanët paralajmëruan se raportet mes Kosovës dhe ShBA-së po cenoheshin rëndë. U shqyrtua prania ushtarake e trupave amerikane në Kosovë dhe ndërprerja e mbështetjes në reformën për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Nuk mjaftoi as letra që Presidenti amerikan ua dërgoi Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë për t’i larguar barrierat për rinisjen e dialogut, qëllimi kryesor i të cilit ishte njohja reciproke. Megjithatë, Haradinaj nuk e hoqi tarifën sepse besonte se një gjë e tillë i hap rrugën dialogut dhe marrëveshjes që do ta ndajë Kosovën. Ky është episodi i parë i ngërçit politik mes ShBA-së dhe Kosovës dhe përfundoi me dorëheqjen e Haradinajt.

Episodi i dytë fillon kur u formua Qeveria Kurti dhe kur u mendua se do të krijoheshin kushtet e nevojshme për rinisjen e dialogut. Tarifa u hoq pjesërisht, por u zëvendësua me reciprocitetin dhe bllokada vazhdoi. Disa vizita të Grenellit nuk e bindën Kurtin, por kjo e bindi LDK-në që ta rrëzojë Qeverinë. Mirëpo para se të formonte qeverinë e re, u desh të merrej miratimi nga Gjykata Kushtetuese. Kjo i hapi rrugë Avdullah Hotit që të bëhet Kryeministër, por kriza kushtetuese i mori vendit dy muaj të vlefshëm.

Pas disa takimeve me zyrtarët amerikanë, Hoti vendosi që të merr pjesë në takimin në Shtëpi të Bardhë më 27 qershor. Por kur Presidenti Thaçi po fluturonte për në Washington, Prokurori Special lëshoi deklaratën se Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe nëntë persona tjerë po i pret një aktakuzë e pakonfirmuar. Ky akt e abortoi takimin dhe e shtyu për afat të pacaktuar.

Ky është episodi i tretë i ngërçit, por për dallim prej dy të parëve, nuk është politikë e jonë proaktive e sabotimit, por reaktive dhe e përkohshme pas një ndërhyrjeje tronditëse të Gjykatës Speciale në dialog. Vetëm në gusht u caktua që më 3 dhe 4 shtator të mbahej një takim mes Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Hoti, ku edhe u nënshkruan dokumentet e kësaj marrëveshjeje.

Gjithsesi, vonesat nuk erdhën vetëm si pasojë e kryeneçësisë sonë. Pengesa tjera shumë të rëndësishme vijnë edhe nga të tjerët. Insistimi i Serbisë që dialogu të fillojë vetëm pas heqjes së tarifës 100% dhe reciprocitetit ishte edhe më destruktiv. Poashtu, BE-ja u mundua që me çdo kusht të pengonte nisjen e dialogut që mund të përfundonte me rivendosje të kufijve. Më tej, ajo u koordinua me politikanë të caktuar në Kosovë për ta ndërprerë këtë dialog. E kur një fuqi e përmasave të saj me ndikim në shtete që synojnë të bëhen pjesë e saj frenon procesin, avancimi përpara është i vështirë edhe për një shtet si ShBA-ja.

Ky pra është historiku i një procesi të komplikuar e me shumë kthesa që vonoi rinisjen e dialogut dhe nënshkrimin e marrëveshjes. U desh të bien dy qeveri dhe që Avdullah Hoti të bëhej Kryeministër që marrëveshja të arrihet. Ka bazë solide për të besuar se arsyeja pse marreveshja është kryer pak javë para zgjedhjeve në Amerikë nuk është te fakti që Shtëpia e Bardhë na përdori për foto e për marketing, por te bllokadat e njëpasnjëshme.

Sigurisht, Trump u ngut në fund të mandatit që po i skadonte sepse nuk mund të tërhiqej nga një proces në të cilin investoi kohë të çmuar. Një superfuqi si Amerika është shumë krenare që të del duarthatë nga përpjekjet për t’i pajtuar dy vende të vogla për përmasat e saj. Gjithashtu një gjë e tillë është legjitime sepse të gjitha qeveritë synojnë të përmbyllin projektet e veta para se t’u perëndojë koha në pushtet. Mirëpo urgjenca e Administratës Trump në fund nuk duhet të bëhet standardi me të cilin e gjykojmë angazhimin e ShBA-së në këtë proces.

Faktikisht, ne i kemi ndihmuar Trumpit që marreveshja të përdoret për reklamë në garë me Joe Biden për postin më të rëndësishëm në botë. Veç tjerash, nuk është e pamoralshme e as e padrejtë politikisht që marrëveshjet e tilla të promovohen si suksese diplomatike të një administrate. Derisa marrëveshja nuk është historike sa u tha, ajo as nuk është dështim për t’u futur nën rrogoz.

Nëse kandidatët presidencialë në ShBA besojnë se Kosova dhe Serbia mund të përdoren si atu për të bindur amerikanët, ky është një lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe për ne në veçanti. Mirëpo e vërteta është që ky rajon nuk gëzon relevancën e mjaftueshme për t’u shfrytëzuar si trofe. Prandaj edhe u desh që të vendosej si rubrikë brenda planeve diplomatike amerikane për të mbeshtetur Izraelin, një shtet mik të ShBA-së dhe një faktor shumëfish më të fuqishëm se Ballkani në politikën amerikane dhe që njëmend mund të përdoret si karrem për vota.

- Advertisement -

Më Shumë

Bashkim Beshi ishte futbollisti i Lirisë

Ish-futbollisti i Lirisë, Bashkim Beshi, ka vdekur sot në moshën 52-vjeçare, njofton klubi i Ligës së Parë. Beshi vdiq mëngjesin e së dielës si gjykatës...

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Në shkollat e Kosovës, mësimi vazhdon të mbahet herë në shkolla e herë në platformën online, për shkak të situatës që po përballen me...

Pesë persona arrestohen pasi zihen në flagrancë duke vjedhur në Malishevë

Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë vjedhur, të dielën në Malishevë. Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se ata ishin zënë në...

Rexhep Smajlaj-mjeshtër i vargut dhe fjalës së bukur shqipe

Besim Muhadri Po bëhen dhjetë vite që kur nga panteoni i letërsisë sonë u shua poeti Rexhep Smajlaj. Dhjetë vjet nga ikja e poetit, mikut...

Guardiona mund të largohet nga City

Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City. Trajneri spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën, e cila i skadon në vitin 2021. Kjo ka bërë...

Mbahet mbledhje komemorative për nder të gjyqtarit Bashkim Beshi

Me rastin e ndarjes nga jeta të gjyqtarit, Bashkim Beshi, sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit është mbajtur një mbledhje komemorative. “Në GjykatënThemelore të Prizrenit...

Prokuroria Themelore në Prizren, 6 aktakuza kundër gjashtë 6 personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza, kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me...

Dështon sërish heqja e homologimit të veturave

Ka dështuar sërish ndryshimi i ligjit për Automjete, me të cilën do të hiqej homologimi i veturave. Me 32 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë...

Ndërron jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren

Ka ndërruar jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren, Bashkim Beshi. Ai ishte 52 vjeç. Beshi ishte edhe ish-futbollist i Lirisë së Prizrenit. Bashkim Beshi ishte  gjyqtar...

Shtabi Komunal Emergjent e vlerësoi të qetë situatën me covid-19 në Malishevë

Shtabi Komunal Emergjent, për menaxhimin e situatës pandemike me covid-19 në Komunën e Malishevës, i drejtuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, sot e...

Ka vdekur në New York aktori Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin e ka konfirmuar aktori Xhalal Haliti. Ai ka bërë të...

4 nxënës dhe 15 mësimdhënës në Prizren rezultojnë pozitivë me COVID-19

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Prizrenit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës të vitit 2020 ku është bërë e ditur...

Modelja ‘çmend’ rrjetin, pozon n*do nga krevati

Daphne Joy është një nga femrat më seksi në botë, e këtë gjë e dëshmon në çdo foto që ndanë me ndjekësit në Instagram. Së...

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte, këto janë kriteret

Qendra e Studentëve ka njoftuar se është hapur konkursi për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë. Konkursi do të...

Ministria e Infrastrukturës e mbajti 10 ditë të fshehur skandalin e 2 milionëshit, dëshmojnë dokumentet

Një ditë pas vjedhjes dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, Zyrtari Kryesor i Financave të Ministrisë së Infrastrukturës, i ka njoftuar krerët e...

Mësohet se kur mund të rikthehet në fushë Van Dijk

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka pësuar një lëndim në ndeshjen e zhvilluar kundër Liverpoolit, lëndim ky që pritet ta mbajë jashtë fushës...

Lajmet e Fundit

Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në vlerë 100 mijë euro në Krajk të Hasit, familja dyshon në të afërmit e tyre

Vjedhje e rëndë në Krajk të Prizrenit, hajnat vjedhin 50 mijë euro dhe stoli ari në vlerë prej 40 mijë euro. Nga kjo çantë u...

Rexhep Smajlaj-mjeshtër i vargut dhe fjalës së bukur shqipe

Besim Muhadri Po bëhen dhjetë vite që kur nga panteoni i letërsisë sonë u shua poeti Rexhep Smajlaj. Dhjetë vjet nga ikja e poetit, mikut...

Rreth 3 mijë punëtorë të Telekomit do të mbesin pa paga

Orarin e punës po e përfundon si zakonisht. Por për punën që po e kryen Arben Hamidi nuk do të paguhet. Pagën mujore nuk do ta...

Berisha: Transferi prej 2 milionë eurove nuk ka mundur të bëhet vetëm nga një person

Koordinatori nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha ka qenë pjesë e dokumentarit “Expose”. Tema kryesore ka qenë skandali i vjedhjes së dy milionë eurove, që...

Policia siguroi faljen e Xhumasë në Bllacë të Suharekës

Banorët e fshatit Bllacë të Suharekës sot e falën namazin e Xhumasë nën përcjelljen e policisë. Gjithçka u bë për të parandaluar ndonjë incident...