7.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Gashi i LDK’së i kërkon Hotit të mos i shkarkojë anëtarët që i emëroi VV në borde

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës, prej ku ka dhënë një sërë paralajmërimesh për kandidatin e partisë së tij për kryeministër.

Gashi ka thënë se si LDK nuk do të pranojnë arsyetime nga Qeveria Hoti se nuk patën sukses meqë e morën qeverisjen në dorë në një kohe krize ekonomike e shëndetësore, raporton Gazeta Express.

“Ne sot jemi mbledhur për të zgjedhur qeverinë e re në krye me z. Hoti. Pas një procesi të mundimshëm politik e kushtetues. Nuk duket vendim popullor. Një pjesë e spektrit politik shikon me urrejtje. Në fakt ne kishim një qeveri që ndërtuam me shpresë dhe besim, por një qeveri e tillë ra si pasojë e gabimeve. Qeveria duhet të mos shpresojë, por duhet të punojë që të kthejë shpresën. Duke e njohur z.Hoti dhe ministrat e LDK’së e di që s’kanë nevojë shumë për shpresë. Një gjë duhet ta ketë të qartë kjo qeveri, përgjegjësinë që e ka, jo vetëm në raport me krizën ekonomike, ndoshta më lehtë se secila qeveri tjetër. Nuk do të ketë mundësi të arsyetohet, se ishte krizë dhe nuk qeverisëm mirë. Krizën nuk do ta keni si pretekst, sepse nuk do t’ua pranojmë. Nuk do të pranojmë asnjë lloj arsyetimi, nëse nuk do të ketë një qeveri të suksesshme”, ka thënë Gashi.

Tutje deputeti i LDK’së ka thënë se janë vetëm dy çështje për shkak të së cilave qeveria Hoti shihet me dyshim, duke thënë se ato kanë të bëjnë me punën e dialogut me Serbinë dhe diskutimet e shumta për korrigjim të kufijve dhe çështja e kapjes së shtetit.

Derisa ka folur për këto dy tema, Gashi ka thënë se Avdullah Hoti duhet ta ketë të qartë që në dialogun me Serbinë flet në emër të deputetëve të Republikës së Kosovës dhe gjithashtu ka thënë se kjo qeveri nuk duhet të identifikohet me nepotizëm e kapje të shtetit.

Arsyet pse disa e shohin qeverinë me dyshim, janë se a do të rrezikohet ndarja dhe a do të vazhdojë kapja e shtetit. Marrëveshja me Serbinë, dialogu, njohja, asociacioni janë çështje që duhet të diskutohen në këtë parlament. Por kjo qeveri duhet ta dijë që negocion në emër të Kuvendit, në emër të popullit të Kosovës. Pra nëse populli ka nevojë të shprehet, është edhe referendumi. Na duhen negociator të fortë por na duhet edhe bashkëpunim i brendshëm. PDK dhe VV do ta kenë derën të hapur tek z. Hoti. Politika e jashtme nuk duhet të shndërrohet në garë për politika të brendshme. Ne e dimë që Kosova është një faktor i vogël në raportet ndërkombëtare, por nuk duhet të përjashtojë veten. Duhet të ndërveprojë për të realizuar qëllimet e saj. Pra ftoj kryeministrin e ardhshëm, që të jemi bashkë në këtë çështje. Ne si LDK bashkë me aleatët do të dëgjojmë kritikat tuaja, për negociata dhe për propozime në Kuvend. Sa i përket kapjes së shtetit. Percepcioni që është krijuar nuk mund të relaitivizohet. Ky shtet perceptohet si i hapur. Kapja nuk duhet të jetë element që identifikon këtë qeveri. Pa punësime partiake e familjare”, ka thënë shefi i deputetëve të LDK’së.

Gashi i ka bërë thirrje Hotit që të mos shkarkojë anëtarët e VV’së të emëruar nëpër borde por i ka bërë thirrje që të vlerësojë punën e tyre.

“I rekomandoj qeverisë që bordet e caktuara nga VV të mos shkarkohen fillimisht, dhe të mos shkarkohen vetëm pse janë të Lëvizjes Vetëvendosje, por të shihet baza ligjore dhe juridike”, ka shtuar tutje Gashi.

Në fund Gashi si përfaqësues i deptuetëve të LDK’së ka bërë thirrje që të votojnë Hotin për kryeministër.

“Avdullah Hoti ka dijen dhe pasionin që të kryejë këtë punë, dhe ju ftojë deputet të nderuar që të votohet kjo Qeveri”, ka përfunduar ai./

Më Shumë

Aksident në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Përveç dëmeve të vogla materiale nuk raportohet për të lënduar. Marketing             Kliko https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/811508783644404 https://prizrenpress.com/ndermarrja-3d-fesali-ne-prizren-partneri-me-i-besueshem-per-cdo-projekt-ndertimi/ https://prizrenpress.com/mat-moto-sjell-motocikleta-elektrike/   https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/  

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Lajmet e Fundit