11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Gashi i PDK’së: Nuk votojmë një ligj që varfëron ekonominë e vendit

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se subjekti që ai përfaqëson, nuk do ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonimike të propozuar nga LDK.

Sipas tij ligji i propozuar nga PDK, ishte më i favorshmi për qytetarët, ndërsa dhe është injoruar vazhdimisht nga të dy qeveritë, kryesues të të cilave ishin Albin Kurti e tashmë Avdullah Hoti.

”Një qeveri për të qenë stabile dhe për të ekzistuar në kushte normale, duhet t’i ketë votat. Dhe një qeveri normale s’duhet të jetë e varur nga votat e opozitës”.

”Ky Ligj i propozuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së, është injoruar nga të dy subjektet politike, nga të dy qeveritë, edhe nga Qeveria Hoti edhe nga Qeveria Kurti”.

”Për ironi, duke injoruar këtë Ligj, Hoti sjell një tjetër Ligj i cili gjithçka tjetër mund të jetë veçse për rimëkëmbje ekonomike jo”.

”Ne jemi tërësisht kundër këtij ligji, sepse ky ligj nuk e rimëkëmb ekonominë e vendit. Ligji që ndihmon sektorin privat, mjekët, e të gjithë ata që sot përballen me pandeminë, është Ligji i propozuar nga PDK”.

”Jemi që edhe në kuadër të Ligjit tonë të harmonizohen pika nga ky ligj i tyre i propozuar”.

Gashi dha edhe disa arsye se pse nuk e votojnë këtë ligj.

”Ky ligj e fut në borxh biznesin. Sepse ti nëse ia mundëson me marrë kredi dikujt, nuk e ke ndihmuar. Prandaj pakoja që e ka propozuar PDK-ja ka grante më të mira për secilën prej tyre”, tha Gashi në Klan Kosovë.

”PDK përmes këtij biznesi ka mundësuar që shteti të ndihmojë me grante”.

Por si e kishte paraparë PDK, ligjin për rimëkëmbje ekonomike, dhe menaxhimin e mjeteve të trustit për qytetarët?

”Ne kemi propozuar që trustin që e tërheqin qytetarët e tyre, në mënyrë prej 5 vitesh, shteti të ua kthejë. Të ua rimburësojë shteti”.

”Sepse ata që kanë mjete në trust, deri në 10 mijë euro, në total fondi është rreth 120 mijë euro”.

”Propozimi i PDK-së është që mjetet e trustit që tërhiqet të rimburësohet. Për gjashtë muaj jo vetëm LDK, por të dy qeveritë, e kanë injoruar një pako konkrete të cilën nuk do ta kishim sot këtë situatë”.

”Çdo biznes në Republikën e Kosovës, do të përfitonin grante specifike varësisht prej numrit të tyre të punëtorëve”.

”Ne kemi qëndrimet e qarta. Ne nuk votojmë një ligj që e varfëron ekonominë e vendit, që diskriminon edhe sektorin e biznesit”.

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve...

Lajmet e Fundit